“I thonim shpirtit dil” – Selmanaj rrëfen për torturat çnjerëzore nga Mehmet Loci

Goditje me grushte e shufra hekuri, kishin përdorur udbashët e ish-regjimit serbo-jugosllav ndaj veprimtarëve të çështjes kombëtare shqiptare.

Ish-i burgosuri politik, Rasim Selmanaj, në “Debat Plus” e ka theksuar se pjesëtari i UDB-së, Mehmet Loci, ishte një nga torturuesit kryesorë të tij dhe të aktivistëve të tjerë.

Selmanaj përshkroi se metodat e torturës përfshinin goditje me grushte dhe shufra hekuri, dhe theksoi se goditjet në këmbë ishin jashtëzakonisht të dhimbshme.

“Përveç grushteve e shuplakave, me pendrek, na ka rreh shumë duarve, janë ajë s’kemi mund të kapi asnjë stilolaps. Tortura më e vështirë ka qenë këmbëve, shumë e papërballueshme. I thonim shpirtit del, por e kemi përballu. Kur mbërrike kulmi i torturës me njëqind e dyqind goditje, deka ka qenë seni më i mirë. Mirëpo që sot jemi gjallë i kemi mbijetu ato situata. S’kam qef me i rrëfy, por ideja juaj për këtë intervistë është e mirë. Kur jemi çliru menjëherë ndërkombëtarët… kish qenë mirë shteti me i marrë në pyetje, jo me i torturu, por vetëm me i marrë në pyetje”, tha ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika