I vazhdohet edhe për dy muaj masa e arrestit shtëpiak Dejan Pantiqit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që ish-policit, Dejan Pantiq, t’ia vazhdojë edhe një herë masën e arrestit shtëpiak

Gjykata Themelore në Prishtinë

Masa e arrestit shtëpiak për ish-policin serb, Dejan Pantiq, i dyshuar për sulm ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në veri të Kosovës, është vazhduar edhe për dy muaj.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Vendimi për vazhdimin e paraburgimit është marrë pas aprovimit të Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, në përgjigje të kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special në çështjen penale kundër të pandehurit D.P, pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka vendosur lidhur me masën e sigurisë.

Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak kundër të pandehurit D.P, ashtu që masa e arrestit shtëpiak i është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 muaj”, ka thënë Gashi.

Më 10 maj, Gjykata Themelore e Prishtinës, me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, kishte vendosur që t’ia vazhdojë masën e arrestit shtëpiak ish-policit Pantiq edhe për dy muaj.

Ndryshe, ish-polici serb Pantiq u arrestua më 10 dhjetor në pikën kufitare të Jarinjës.

Sipas Policisë, ai dyshohet për organizmin e “sulmit terrorist” të 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Arrestimi i Pantiqit nxiti ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës.

Barrikadat u vendosën nga disa serbë lokalë, duke bllokuar rrugët që çojnë drejt dy pikëkalimeve kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën me Serbinë.

Për shkak të ngritjes së barrikadave, autoritetet kanë konfirmuar se Pantiq po mbahet në një stacion policor afër Jarinjës.

Kosova ka kërkuar ndihmën e misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë për Sundim të Ligjit (EULEX) për transferimin e Pantiqit.

EULEX-i i ka thënë Radios Evropa e Lirë më 23 dhjetor se ende po e shqyrton mundësinë e ndihmës në transferimin e Pantiqit.

Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë – ka paraqitur disa kushte për largimin e barrikadave, dhe njëra ndër to ka thënë se është edhe lirimi i serbëve të arrestuar.

Zyrtarët serbë më herët kanë thënë se autoritetet në Kosovë nuk i kanë ofruar Pantiqit trajtimin e duhur shëndetësor, por ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka deklaruar më 22 dhjetor se ai gëzon shëndet të mirë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika