I vazhdohet edhe për dy muaj paraburgimi Dragisha Milenkoviqit

Të akuzuarit për krime lufte, Dragisha Milenkoviq i është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj

Gjykata Themelore në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar për dy muaj paraburgimin ish-gardianit serb, Dragisha Milenkoviq.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Milenkoviq akuzohet për krime lufte kundër popullatës civile, si dhe për armëmbajtje pa leje.

Në seancën e djeshme, Milenkoviq është deklaruar i pafajshëm për akuzat për krime lufte, ndërsa e ka pranuar fajësinë për armëmbajtje pa leje.

Ai dyshohet se këto krime i ka kryer mes viteve 1998-1999, kur ai punonte si gardian në burgun e Lipjanit dhe burgun e Prishtinës.

 

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika