I vazhdohet masa e paraburgimit të dyshuarit për sulm seksual ndaj 6-vjeçares në Prishtinë

Të dyshuarit H.M., për “sulm seksual” ndaj një fëmije 6-vjeçar në Prishtinë, i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj nga Gjykata Themelore në Prishtinë

Pamje nga momenti i arrestimi të dyshuarit për ngacmimi seksual ndaj të miturës





Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj, personit i cili dyshohet për veprën penale “Sulm seksual”, ndaj një 6-vjeçareje në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur për Portali Dukagjini, zyrtarja për informim publik në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Referuar kërkesës tuaj për informacione ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit H.M, të njëjtit i është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 muajve, nga data 25 tetor 2022 deri me datë 26 dhjetor 2022”, ka thënë Gashi.

Gjykata Themelore në Prishtinë, më tetë shtator kishte bërë të ditur se të njëjtit të dyshuar i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj.

Po ashtu, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 29 korrik kishte bërë të ditur se të pandehurit H.M, i cili dyshohet për sulm seksual ndaj një 6-vjeçareje, i është vënë masa e paraburgimit prej një muajsh.

Vetëm të mërkurën e 27 korrikut të vitit 2022, ishin raportuar tri raste të sulmeve seksuale ndaj të miturve. Prishtina, Obiliqi dhe Mitrovica, janë vendet ku kanë ndodhur ngjarjet.

Për njërin nga këto raste, i ndodhur në kryeqytet, Portali Dukagjini ka siguruar dëshmi, derisa dëshmitarët (një nga të cilët – nëna e viktimës), konfrontohen me të dyshuarin.

Siç është mësuar nga burimet e portalit, personi i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur (6-vjeçare), është mbi 50 vjeç, dhe është pronar i një marketi në një lagje të Prishtinës.

Po ashtu, edhe viktima është banore e asaj lagjeje.

Sipas burimeve, dy dëshmitarë, teksa kanë hyrë spontanisht në dyqanin e të dyshuarit, e kanë parë atë derisa abuzonte seksualisht me të miturën.

Në pamjet e siguruara nga Portali Dukagjini, shihen një grup qytetarësh teksa e ndalojnë atë ta kryejë veprën penale.

Me të parë atë veprim, dëshmitari fillimisht e ka pyetur “çka e ke këtë vajzë?”, duke iu referuar viktimës, kurse i dyshuari i është përgjigjur se është vajza e tij.

Dëshmitarët të cilët po ashtu janë banorë të së njëjtës lagje, janë larguar nga dyqani për t’u kthyer përsëri pas pak minutash.

Por, herën tjetër i dyshuari gënjen sërish.

Ai pohon se është gjyshi i viktimës 6-vjeçare.

Të njëjtit e marrin vajzën, e cila sipas tyre, dukej e frikësuar dhe po dridhej.

E dërgojnë te familja e saj, për t’ia treguar tërë ngjarjen prindërve.

E shokuar nga rasti, nëna e viktimës së bashku me dy dëshmitarët e rastit, shkojnë të përballen me të dyshuarin në dyqanin e tij.

Më poshtë gjeni konfrontimin e të dyshuarit me dëshmitarët dhe nënën e viktimës.

“Më fal zotëri… kur të pyeta për këtë çikën, pse the se është e imja?

Herën e dytë kur kemi ardhur ke thënë babagjyshi!”, pyet dëshmitari X.

Kurse i dyshuari, aludon se ishte provokuar nga viktima 6 vjeçare.

“Kjo donte të luante, se është shumë e lazdruar, kjo është fëmijë për mua”, është shprehur i dyshuari 50-vjeçar, teksa shtoi se “nuk e kisha qëllimin e keq”.

Dëshmitari teksa i drejtohet të dyshuarit, i thotë se “ai ishte qëllim i keq, se unë kur hyra, ti çikën e kishe vendosur në bel, ia kishe zgjeruar këmbët, edhe ishe duke e puthur”.

Por, i dyshuari i qëndron fjalës së tij paraprake, se kinse është ndikuar nga viktima 6- vjeçare.

“… po them se gabimi im është që kam rënë në ndikim të saj, në atë pozitë që të luaj me të se nuk kam pasur absolutisht kurrfarë qëllimi, ai është fëmijë për mua, unë 4 a 5 herë gjysh jam, nuk është diçka, mos e bëj Zot as që më shkon mendja”, thotë ai.

Pas gjithë konfrontimit të zgjatur për disa minuta, i dyshuari kupton se është njoftuar policia për rastin.

Derisa dëshmitarët presin ardhjen e njësisë përkatëse policore, i dyshuari tenton të largohet nga vendi i ngjarjes.

Madje në një moment, në pamjet e siguruara nga Portali Dukagjini, shihet derisa mundohet të ikë me veturën e tij, duke i rrezikuar edhe të pranishmit.

Pas arritjes së policisë, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar seksualisht një femër kosovare (fëmijë)”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Portali Dukagjini kishte dërguar pyetje në zyrën për informim të Policisë së Kosovës, për statistikat e ngacmimeve seksuale.

92 raste të referuara si “ngacmime seksuale”, ndaj të miturve dhe fëmijëve janë raportuar brenda një viti e gjysmë në Kosovë.

Kështu kishte bërë të ditur për Portali Dukagjini Policia e Kosovës përmes një përgjigje me shkrim, ku nga statistikat e dërguara tregohet se gjatë vitit 2021 janë inicuar 54 raste, kurse për vetëm gjashtë muajt e parë të vitit 2022, janë inicuar 38 raste.

“Gjatë vitit 2021 janë iniciuar 54 raste ‘ngacmim seksual’, kurse, në periudhën janar-qershor 2022 janë raportuar 38 raste ‘ngacmim seksual’”, thuhet në përgjigjen e policisë.





Shija e redaktorit

BE dorëzon progres-raportin, Rama: Dokumenti më i mirë ndërkombëtar për...

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka thënë se plani për të mbyllur të gjithë kapitujt e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit...

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Të fundit nga rubrika