Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, ngase kishte vjedhur 63 copë drita solare nga një tjetër kosovar, më 28 shkurt të këtij viti.
Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur në Prishtinë.
“SHPËRDORIM I PASURISË SË HUAJ/ Rr. Jusuf Gërvalla, Prishtinë 28.02.2023-09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti me datën e lart-cekur i ka vjedhur ankuesit mashkull kosovar 63 copë drita solare”, thuhet në raport.
Krahas kësaj, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, kryesi i veprës është dërguar në mbajtje.