Ia ofroi si ndihmë veturën “X5”, por i kushtoi mbi “80 mijë euro”: Viktima e fajdeve tregon si e mashtroi fajdexhiu

Një veturë të tipit BMW X5 ia ofruan si ndihmë, por qytetarit nga Peja iu desh të paguajë mbi “80 mijë euro”.

Këtë histori e ka treguar ekskluzivisht në “FIVE” të Dukagjinit, vetë viktima e fajdeve, Muhamet Berisha, i cili ka treguar se si e mashtroi fajdexhiu.

“Ka qenë një X5, ngjyrë e kuqe. Si fillim ma ka pru si ndihmë, pas një kohe e ka shti në fajde me demek se nuk është makina ime, po e dikujt tjetër. Dhe kështu e ka shti në fajde dhe mu ka dasht me pagu muaj për muaj nga 200 euro”

Qysh e ka nda Gjykata e Pejës, shuma ka qenë 50 mijë euro, unë nuk jam i kënaqur me këto shumë. Unë kam paguar edhe një herë aq për atë veturë dhe për shumë sene tjera. Afër 80 mijë i kam paguar me fajde. Për 2 vjet e gjys tri. Kur i lypshin komplet nuk i kisha dhe mu ka dashtë t’ua jap nga 500 për të shtyrë vadën”, ka thënë Berisha.

E për rastin e Berishës ka folur edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi, i cili ka njoftuar se fajdexhisë së X5, i janë konfiskuar mjete të ndryshme, të cilat dyshohet se i ka përfituar përmes fajdesë.

Më tej, Nikqi u ka bërë thirrje të gjithë viktimave të fajdesë që të marrin shembull Muhamet Berishën, dhe të denoncojnë rastet e fajdesë e të bashkëpunojnë me organet e rendit dhe të drejtësisë.

“Personit të pandehur, përveç që iu kanë sekuestruar mjetet të cilat dyshohet se janë përfituar nga vepra penale, ka pasur një hetim profesional nga Prokuroria e Shtetit… Gjykata e ka obliguar t’ia kthejë shumës prej 50 mijë euro… ka qenë esenciale në proces edhe qëndrimi stoik i viktimës.

Deri më tani kemi 25 persona në Pejë për fajde, në njërin aksion kanë qenë të arrestuar 17 persona, janë sekuestruara 5 milionë euro pasuri, duke përfshirë banesa, shtëpi, vetura dhe para kesh… shuma persona të tjera janë në procesin hetimor… për të pasur sukses, duhet të jetë guximi i viktimës qysh e ka pasur zoti Berisha…”

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika