Ia shkëput kontratën edhe një operatori ekonomik, Rama: S’ka tolerime për mospunë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama pas shkëputjes së kontratës edhe të një operatori ekonomik, i cili sipas tij është treguar “i papërgjegjshëm”, ka thënë se nuk ka tolerime për mospunë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama pas shkëputjes së kontratës edhe të një operatori ekonomik, i cili sipas tij është treguar “i papërgjegjshëm”, ka thënë se nuk ka tolerime për mospunë.

“Ky operator nuk u është përmbajtur kushteve të kontratës. Bëhet fjalë për renovimin e Sh.F.M.U “Gjergj Fishta”, në të cilën operatori ekonomik ka punuar me material jo të duhur në shtrimin e dyshemesë”, ka shkruar Rama.

Rama ka bërë një lutje për operatorët ekonomikë që të jenë të përgjegjshëm, bashkëpunues dhe të tregohen profesionistë në punë.

“Nuk do të tolerojmë asnjë kompani të papërgjegjshme”, ka shkruar ai.

Ai ka shtuar se do të vazhdojnë të sigurojnë “cilësi e standard të ri të ndërtimit në rrugëtimin tonë të transformimit të Kryeqytetit”.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika