Ia vjedhin revolen ferizajasit dhe ia shesin të miturit në vlerë prej 400 eurosh

Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar i Ferizajit ka paraqitur rastin në polici për vjedhje të revoles. Policia ka identifikuar personin që e ka vjedhur mjetin e ftoftë dhe i njëjti ka thënë se revolen e njëjta ia ka shitur një të mituri në vlerë prej 400 eurosh

Ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar se një vjedhje ka ndodhur në Ferizaj, gjatë kohës kur një person e kishte dërguar veturën për ta pastruar, dikush i kishte vjedhur një revole.

Policia pas hetimit të rastit ka identifikuar personin i cili ka pranuar vjedhjen dhe ia ka shitur një të mituri në vlerë prej 400 eurosh.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga vetura iu është vjedhur revolja me karikator, dhe 13-fishekë cal-9mm, të cilën e kishte lënë për ta pastruar dhe parkuar në parking, ndërsa çelësat e veturës u kishte lënë punëtorëve të parkingut.

“Hetuesit policor pas angazhimeve aktive kanë identifikuar dhe shoqëruar në stacion policor një të dyshuar mashkull kosovar i cili ka pranuar se në veturën e ankuesit e ka marrë revolen dhe e ka shitur tek i dyshuari tjetër mashkull kosovar, i mitur në shumë prej 400 €”, thuhet në njoftim.

I mituri është intervistuar nga policia dhe ka deklaruar se e ka shitur revolen te një shtetas shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe ky i fundit kishte deklaruar në polici se e ka fshehur revolen në afërsi të kufirit.

“Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ka pranuar se e ka blerë revolen nga i mituri në shumë prej 500 € dhe për të njëjtën shumë e ka shitur tek i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë Veriore i cili është arrestuar dhe ka treguar se revolen e ka fshehur në një vend në afërsi të kufirit”.

Tutje njoftohet se revolja është gjetur dhe në koordinim me prokurorin e shtetit është kthyer tek pronari.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika