IAEA kërkon të vizitojë termocetralin bërthamor të Zaporizhzhia

Rafael Mariano Groosi, kreu i Agjencisë Atomike Ndërkobëtare Atomike të OKB-së ka bërë të ditur se shpreson të dërgojë një ekip që ta vizitojë termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia

Centrali bërthhamor në Zaporizhzhia, i cili ka qenë nën kontrollin rus që nga marsi i vitit 2022. Foto; BBC.

Një mision i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) të OKB-së pritet të vizitojë termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia javën e ardhshme, thanë zyrtarët ukrainas të premten.

Dëmtimi nga zjarri i një linje transmetimi në centralin bërthamor më të madh të Evropës shkaktoi një ndërprerje të energjisë në të gjithë rajonin të enjten dhe rriti frikën për një katastrofë në një vend të përhumbur ende nga fatkeqësia e Çernobilit në 1986.

Lana Zerkal, një këshilltare e ministrit të energjisë të Ukrainës, ka thënë për mediat ukrainase të enjten në mbrëmje se po përpunohen çështje logjistike që ekipi i IAEA të vijë në uzinën e Zaporizhzhia, e cila është pushtuar nga forcat ruse dhe e drejtuar nga punëtorët ukrainas që në ditët e para të luftës gjashtëmujore, njofton AP.

Zerkal akuzoi Rusinë për përpjekje për të sabotuar vizitën. Ukraina ka pretenduar se Rusia në thelb po e mban peng uzinën, duke ruajtur armë atje dhe duke i nisur sulmet rreth tij, ndërsa Moska e akuzon Ukrainën për gjuajtje të pamatur mbi objektin.

“Pavarësisht se rusët ranë dakord që misioni të udhëtonte nëpër territorin e Ukrainës, ata tani po krijojnë artificialisht të gjitha kushtet që misioni të mos arrijë në objekt, duke pasur parasysh situatën rreth tij”, ka shtuar ajo.

Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga Moska për pretendimet. Kreu i agjencisë atomike, Rafael Mariano Grossi, ka thënë gjithashtu të enjten se shpreson të dërgojë një ekip në central brenda disa ditësh. Negociatat mbi mënyrën sesi ekipi do të hynte në uzinë janë të komplikuara, por duke avancuar, ka deklaruar ai në televizionin France-24.

Ndërkohë, zyrtarët ukrainas thanë se një zonë afër termocentralit u vu nën një breshëri granatimesh gjatë natës, mes shqetësimeve në rritje se një konflikt i armatosur pranë një centrali atomik që punon mund të shkaktojë dëme më serioze, edhe pse reaktorët e Zaporizhzhia mbrohen nga kupola mbajtëse prej betoni të përforcuar.

Të enjten, uzina e Zaporizhzhia u shkëput nga rrjeti elektrik pasi zjarret dëmtuan linjën e fundit të rregullt të transmetimit që funksiononte, sipas agjencisë së energjisë bërthamore të Ukrainës, Energoatom.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, fajësoi bombardimet ruse, dhe tha se gjeneratorët rezervë të urgjencës me naftë të uzinës duhej të aktivizoheshin për të furnizuar energjinë e nevojshme për funksionimin e uzinës. Guvernatori rajonal i Zaporizhzhias, Yevgeny Balitsky, fajësoi për dëmtimin e linjës së transmetimit një sulm ukrainas.

Shumë centrale bërthamore janë projektuar për t’u mbyllur automatikisht ose të paktën për të reduktuar prodhimin e reaktorit në rast të humbjes së linjave të transmetimit në dalje.

IAEA theksoi se Ukraina e informoi atë se sistemet e mbrojtjes emergjente të reaktorëve ishin aktivizuar dhe të gjitha sistemet e sigurisë mbetën funksionale.

Shija e redaktorit

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Novosellës: Rexhep Boja na kujton rilindësit tanë, të cilët i...

Ish i burgosuri politik Selatin Novosella në fjalën e tij në Konferencën shkencore për nderë të figurës së ish-myftiut të Kosovës, Rexhep Bija ka...

Jahjaga: Boja ishte meritor për farkëtimin e idesë së Kosovës...

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se ish ambasadori Rexhep Boja ishte udhëheqës i suksesshëm dhe themelues i raporteve ndërshtetërore mes Kosovës...

Të fundit nga rubrika