Ibishi: Grupi Ndërkombëtar i Krizave spekuloi, KFOR-i s’ka pasur negocim me grupin terrorist

Nuredin Ibishi, ekspert i sigurisë, ka thënë se KFOR-i tregoi qartë se nuk ka pasur negocim midis zyrtarëve të KFOR-it dhe grupit terrorist në Banjskë

Nuredin Ibishi, ekspert i sigurisë, ka thënë se pas gjithë “spekulimit” të Grupit Ndërkombëtar të Krizave, KFOR-i e demantoi duke deklaruar se nuk ka pasur negocim midis zyrtarëve të KFOR-it dhe grupit terrorist në Banjskë.

Në emisionin “Five” në RTV Dukagjini, situatën e sigurisë në veri, Ibishi e quan të qetë dhe stabile.

“Gjithë ky spekulim i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, KFOR-i doli që nuk ka pasur negocim me grupin terrorist. Nuk kanë mundur të bllokohen, sepse po të bllokoheshin do të thirreshin në vetëdorëzim. Policia nuk e ka pasur qëllimin t’i vrasë por t’i arrestojë. Policia si reaguesi i parë e ka kryer punën në mënyrë të suksesshme. Situata është e qetë dhe stabile. Gjendja është e mirë, stabile, por me sfida për rreziqe e kërcënime të mundshme, ngase kemi prezencë të forcave të armatosura në kufij me Kosovën…”, tha ai.

Sipas tij, regjimi i një vendi fqinj vazhdon të krijojë destruksione përmes një partie politike dhe një grupi parlamentar siç është Lista Serbe.

Sa i përket sulmit në Zveçan, Ibishi thotë se nuk është bërë shumë për rastin e protestave të dhunshme të majit të vitit të kaluar.

“Agresioni terrorist i 24 shtatorit është keqinterpretuar nga ndërkombëtarët. Është rast shumë i komplikuar, sepse shumica e terroristëve kanë ikur dhe mbrohen nga Serbia. Nuk është shumë lehtë të ngritet aktakuza. Në veri po shkon kah relaksimi i situatës në krahasim me fillim, që ishte sidomos pas aktit të agresionit, por edhe po gjenden shumë armë të mbetura dhe mendoj që policia po e bën punën e vet”.

Ndryshe, Grupi Ndërkombëtar i Krizave (ICG) e ka ndryshuar një pjesë të tekstit nga raporti për Kosovën ku ndër të tjerash për sulmin në Banjskë thuhej se zyrtarë të KFOR-it patën negociuar për tërheqjen e një pjese të grupit të sulmuesve të armatosur serbë nga atje.

Në tekstin e ndryshuar më 28 maj, thuhet se “gabimisht” është cekur se KFOR-i ka negociuar tërheqjen e grupit të armatosur serb nga Banjska.

“Teksti është përditësuar më 28 maj 2024. Versioni origjinal i këtij raporti kishte cekur gabimisht se personeli i KFOR-it kishte negociuar për tërheqjen e grupit të serbëve të armatosur nga rrethimi në Banjskë”, thuhet në tekstin e përditësuar.

Pjesë nga ky raport u përmendën edhe në një draftraport të prezantuar gjatë fundjavës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

E kjo bëri që KFOR-in të reagojë.

Në reagimin e këtij misioni të NATO-s në Kosovë, të dielën, thuhet se kjo nuk është e vërtetë, pasi “në asnjë moment nuk është i përfshirë në negociatat e supozuara”.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika