Ibishi i quan të papranueshme paralajmërimet për hyrjen e ushtrisë serbe në Kosovë

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, ka thënë se kërcënimet e vazhdueshme për kërkesat për rikthim famëkeq në vendin e krimit të forcave serbe, janë të papranueshme

Nuredin Ibishi





Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, situatën në veri të Kosovës po e vlerëson të tensionuar, e cila sipas tij do të vazhdojë të mbetet e tillë edhe për një kohë të shkurtër.

Ibishi ka thënë se me vendimin e Qeverisë së Kosovës për shtyrje të zgjedhjeve, dhe me kërkesë të ndërkombëtarëve, tashmë është dashur që barrikadat të largohen, gjë që nuk po ndodh.

Paralajmërimet për hyrjen e ushtrisë serbe në Kosovë, Ibishi i ka quajtur të papranueshme.

“Sulmet e ekstremistëve serbë që janë urdhëruar dhe dirigjuar nga Beogradi, vazhdojnë edhe më tutje, pra tash kanë kaluar në një fazë tjetër, pra sulmojnë patrullat e EULEX-it, dhe kërcënimet e vazhdueshme kinse për kërkesat për rikthim famëkeq në vendin e krimit të forcave serbe, është e papranueshme. Atë e thanë edhe vendet e Bashkimit Evropian, mirëpo edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, që të hiqen barrikadat dhe t’i kthehen normalitetit ekstremistët”, u shpreh ai për EO.

Sipas Ibishit, veprimet e Qeverisë së Kosovës janë të ligjshme, ndërsa kërkesa e Serbisë për lirim të të arrestuarve është e papranueshme.

Të njëjtit thotë se duhet të japin llogari.

“Siguria është e rrezikuar, kjo tregohet edhe me vetë deklaratat e lidershipit vendor por edhe atij ndërkombëtar, por ajo çdoherë është e nxitur. Në forma artificiale e nxisin situatën dhe e tensionojnë, pra nuk ka të bëjë me asgjë, sepse Qeveria e Kosovës po e zbaton ligjshmërinë në veri të vendit dhe normal që kërkesa për lirim të të arrestuarve për vepra kriminale është e paakceptueshme, në kuptimin e asaj se duhet të përgjigjen për veprimet e tilla dhe duhet të mbretërojë rendi dhe ligji”, u shpreh Ibishi.

Në veriun e  Mitrovicës, përkatësisht në Rudar, të martën e 13 dhjetorit po vazhdojnë të qëndrojnë barrikadat e vendosura nga serbët lokalë.

Përkundër kërkesës së ndërkombëtarëve për heqjen e barrikadave në Veri, të njëjtat ende nuk janë larguar.

Në Mitrovicën e Veriut situata aktualisht është e qetë dhe nuk ka ndonjë lëvizje.

Forcat e policisë së Kosovës vazhdojnë të jenë të dislokuara në veri.

Veriu vazhdon të jetë i barrikaduar





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika