Ibishi: Kosova duhet të fillojë me përgatitje rezervë të ushtrisë, policisë dhe strukturave të tjera

Ismet Ibishi, ish-ushtarak, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës pas ngjarjes në Lindjen e Mesme, sulmi i Iranit ndaj Izraelit, ka thënë se kjo mbledhje ishte e drejtë për të shqyrtuar situatën

Ismet Ibishi, Ish-ushtarak

Ish-ushtaraku, Ismet Ibishi, ka thënë se mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës pas ngjarjes në Lindjen e Mesme, sulmi i Iranit ndaj Izraelit, është një mënyrë dhe rregull e pashkruar, që kurdo ka kriza dhe luftë Këshilli i Sigurisë mblidhet dhe shqyrton situatën dhe mundësitë e ndërlidhjes së këtyre ngjarjeve dhe rreziqeve të mundshme për shtetin në fjalë.

“Situatën unë e shoh më të rëndë që Serbia ka një ofansivë të tërë drejt Bosnjës e Malit Zi sidomos Malit të Zi, që shihen mënyra të shumta që do të ketë ndryshime, unë shoh në shumë sfera, por çka për neve ka rëndësi edhe etnike, ku këto shtete që kemi në kufi kjo na bën më të ndishëm nga këto lëvizje të Serbisë që ka kohë që po ndërmerr masa të tilla,” tha Ibishi.

I ftuar në “Five”, sipas Ibishit, tendeca ruse nëpërmjet Serbisë tenton që të ngrejë tensione.

“Tendenca e Rusisë nëpërmes Serbisë, si aleati më i madh në Ballkan, tenton që të ngritë tension që të vijë te ndonjë shpërthim i mundshëm i situatës, gjë që do të lehtonte barrën dhe do të tërhiqte vëmendjen e opinionit botëror në regjionet e tjera jashtë Ukrainës. Kjo është çka Rusia dhe Serbia tentojnë këtë kohë.”

Sa i përket Serbisë, Ibishi theksoi se qëllimi kryesor është Kosova dhe indirekt edhe i Rusisë.

“Vuçiqi thotë që unë po e pres momentin më të volitshëm, ai e ka thënë qartë që ka pretendime të tilla, por jemi në ombrellën e NATO-s dhe KFOR-it. Serbia do të zhvillojë luftë hibride në Kosovë, do të tentojë dhe  është duke përgatitur njesitë që në mënyrë të fshehur t’i fusë në Kosovë pa uniforma dalluese, ku tentuan një herë e në herën tjetër do të jenë edhe në  mënyrë më të maskuar.”

“Mendoj që Kosova dhe institucionet tona të fillojnë me përgatitje të policisë rezervë, ushtrisë, zjarrfikësve rezervë që të ngritë numrin e njerëzve për siguri të brendshme,” tha Ibishi.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika