Ibishi: Nëse trupat serbe vijnë në Kosovë, i bie që Serbia po e sfidon dhe NATO-n

Kreu i veteranëve të Mitrovicës, Rafet Ibishi

Kreu i veteranëve të Mitrovicës, Rafet Ibishi, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, për kërkesën e Serbisë për kthimin e një mijë trupave në Kosovë në ditën kur ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa u dënua më 26 vjet burgim ka thënë se mendon që është kërcënim.

Sipas tij, faktori ndërkombëtar nuk e lejon që trupat serbe të kthehen në territor të huaj dhe nëse ndodh kthimi i tyre, Ibishi thotë se kjo i bie që Serbia po e sfidon dhe NATO-n.

“Veqse janë të pranishëm trupat civile serbe në pjesën veriore por në momentin kur situata do të tensionohet institucionet shtetërore nuk do të qëndrojnë duarkryq”, ka theksuar Ibishi.

Ibishi ka shtuar tutje se në vitet ’98-99 gjatë luftës në Kosovës i kanë dalur 100 mijë trupave serbe përpara dhe në mungesë të armatimit, gjersa ka potencuar se prapë do të bëjnë të njëjtën.

Tutje Ibishi ka shtuar se nga Organizata e Veteranëve të Mitrovicës presin vetëm një urdhër dhe dalin në përkrahje të sigurisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika