Ibishi: Pengimi i betimit të kryetarëve të rinj në komunat veriore ndërlidhet me Asociacionin

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi

Në orët e para të mëngjesit, dy persona kanë tentuar që ta blindojnë derën kryesore të hyrjes në objektin e komunës së Zveçanit, duke nisur saldimin e saj.

Intervenimi i pjesëtarëve të Policisë e ndaloi këtë veprim, të cilët edhe i arrestuan dy të përfshirët. Ky nuk është incidenti i parë në kohën kur pritet të caktohet data e betimit të kryetarëve të rinj të katër komunave veriore.

Në lidhje me këtë, eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, në emisionin “FIVE” ka thënë se tensionet e dirigjuara nga Beogradi do të vazhdojnë dhe se vetëm do të përshkallëzohen sado që afrohet konstituimi i asambleve dhe betimi i kryetarëve të rinj.

“Tensionet e dirigjuara nga Beogradi do të vazhdojnë dhe se vetëm do të përshkallëzohen sado që afrohet konstituimi i asambleve dhe betimi i kryetarëve të rinj. Serbia po mundohet ta përshkallëzojë situatën dhe të fitojë benefite, Asociacioni është pika e parë e përqendrimit të Vuçiqit”, ka thënë Ibishi.

Ai ka thënë se pengimi i betimit të kryetarëve të rinj në katër komunat veriore lidhet pikërisht me çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Në këtë situatë do të mundohen të përqendrojnë vëmendjen te problemet e brendshme. Pasi edhe Perëndimi po kërkon dhe ShBA-ja që të jepet një formë e draftit, atëherë edhe Serbia mundohet të shfrytëzojë këtë situatë”.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika