Ibishi për numrin e madh të armëve ilegale në Kosovë: Situatë e frikshme e sigurisë

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, e ka konsideruar të frikshme numrin e madh të armëve ilegale në Kosovë, edhe pse që nga pas lufta kishte aksione për mbledhjen e tyre

Nuredin Ibishi

Numri i madh i armëve ilegale po konsiderohet si alarmante nga ekspertët e sigurisë.

Ndonëse nga të dhënat e Policisë së Kosovës është bërë e ditur se brenda një viti janë sekuestruar mbi një mijë e 200 armë ilegale, kjo shifër po paraqet rrezik për jetën e qytetarëve dhe sigurinë publike.

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, ka thënë se këto shifra janë të frikshme, edhe pse që nga pas lufta kishte aksione për mbledhjen e tyre.

“Që nga përfundimi i luftës në Kosovë ka pasur kërkime dhe hulumtime rreth numrit të armëve në posedim ilegal te qytetarët dhe shifrat kanë qenë të frikshme diku 35 mijë, por realiteti po tregon që në posedim ka shumë armë ilegale, ku brenda vitit statistikat e policisë po tregojnë që ka mbi 1200 konfiskime të armëve ilegale”, ka thënë ai.

Ilustrim

“Nga statistikat nuk po janë me kohë të servuara nga institucionet përkatëse, nëse merret në krahasim me Shqipëri, ka shifra të frikshme, çdo të 5-ën ditë vritet nga një, në Kosovë çdo të 10-ën, një person”, shtoi ai.

Ibishi ka vlerësuar se ata të cilët dorëzojnë armët nuk do të duhej të denoncoheshin, por të shpërbleheshin nga institucionet përkatëse të sigurisë.

“Në këtë drejtim duhet të bëhen përgatitjet e duhura, nganjëherë të lirohen nga taksat dhe të ketë shpërblime për dorëzim të armëve, e jo përkundrazi të denoncohen me taksa të larta, e me trajnime”, potencoi Ibishi për EO.

Sipas tij, do të duhej të ndjekej shembulli i Bosnjë dhe Hercegovinës për qasjen ndaj armëve ilegale.

“Mbetet edhe për Qeverinë aktuale edhe për të ardhmen që të mendojnë shumë më ndryshe çfarë e kanë pasur edhe eksperiencën në Bosnjë e Hercegovinë dhe në vende të tjera që t’i qasen në një mënyrë dhe një metodologji tjetër”, është shprehur ai.

Ilustrim

Ndërkaq, Ministria e Punëve të Brendshme ka thënë se, në duart e qytetarëve janë rreth 250.000 armë ilegale. Bazuar në këtë shifër, i bie që çdo i shtati qytetar potencialisht mund të ketë një armë pa leje.

Sipas MPB-së, nga hulumtimi i fundit janë rreth 100 mijë armë ilegale më pak. Në kohën e hulumtimit, të cilit i referohen, kanë qenë rreth 360 mijë armë ilegale. Deri në vitin 2010 sipas MBP-së, rreth 35 mijë armë janë regjistruar në kohën e administratës së UNMIK-ut.

Në pesë vjetët e fundit, sipas të dhënave zyrtare, Policia e Kosovës ka konfiskuar 6 mijë e 538 armë pa leje. Drejtori i Departamentit për Siguri Publike, Mensur Hoti, në komisionin për Siguri dhe Mbrojtje ka deklaruar se me ligjet e Kosovës janë rreth 37 mijë armë të legalizuara.

Në vitin 2017, me qëllim të legalizimit të armëve, ishte miratuar Ligji për legalizimin dhe dorëzimin e armëve.

Sipas MPB-së, gjatë kësaj periudhe janë dorëzuar 2000 kërkesa për legalizim. Numri kaq i vogël i kërkesave për legalizim të armëve, sipas njohësve të fushës së sigurisë, tregon se kjo strategji nuk ka funksionuar.

Përpos kufizimit të llojeve të armëve ndër to armët automatike, ligji për armët kërkon disa kritere në mënyrë që një qytetar të pajiset me leje për armë.

Aplikuesi duhet të jetë mbi moshën 21 vjeçare, të posedojë aftësi psiko-fizike, të mos ketë probleme me ligjin, të mos paraqesë rrezik për rendin dhe sigurinë publike. Po ashtu, kusht mbetet nënshtetësia e Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika