Ibishi për situatën në Veri të Kosovës: Paralajmërohet diçka më shumë se Asociacioni, ndoshta edhe ndarja e territorit të Kosovës

Eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi, e ka kritikuar neglizhencën e Policisë se Kosovës, pasi këta të fundit sipas tij, i kishin parë kërcënimet nga Veriu i Kosovës dhe nuk i kanë trajnuar me seriozitet. Tutje, Ibishi ka treguar se serbët dëshirojnë të themelojnë diçka me shumë sesa Asociacioni

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi

“Bllokimi i rrugëve në Veri të Kosovës paralajmëron një diçka më shumë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, ndoshta dhe ndarje të territorit të Kosovës”

Eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi, ka folur për Portalin Dukagjini, lidhur me situatën e krijuar në Veri të Kosovës, pas vendimit të Qeverisë Kurti 2, për të zbatuar masat e reciprocitetit me Serbinë dhe zbatimin e vendimit të qeverisë për të ndaluar veturat që lëvizin më targat “KM”,  ku ka thënë se “paralajmërimi i hershëm i institucioneve të Kosovës për masat e reciprocitetit, kishte nxitur reagime të menjëhershme të udhëheqësve serbë.”

Ibishi ka rikujtuar fjalët e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiqit, ku kishte thënë se situata nuk kishte qenë asnjëherë më e tensionuar. Ndërsa, Ibishi ka folur edhe për deklaratat e zyrtarit së ashtuquajtur drejtor për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ku kishte thënë ‘mënjëherë  të themelojnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që sipas tij, kjo është shkëputje e sovranitetit të Kosovës.

“Në Veri të Kosovës, serbët me çdo kusht duan që ta provokojnë situatën, sepse ata duan me ta formojnë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe (AKS)”.

“Serbët po dëshirojnë të krijojnë autonomi me organe ekzektutive, diçka të ngjashme me Republikën Srpksa në Bosnjë dhe Hercegovina, e cila do të jetë në shërbim të Serbisë.”

Sipas Ibishit, serbët janë të vendosur që ta provokojnë situatën, sepse ata ishin të përgatitur që nga fillimi për këtë gjë.

“Institucionet e sigurisë është dashur që me kohë të jenë të përgatitur për këtë situatë”, ka thënë eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi për Portalin Dukagjini.

Për të, Policisë së Kosovës i ka munguar bashkëpunimi më KFOR-in dhe nuk i ka marrë seriozisht kërcënimet nga Veriu i Kosovës. Po ashtu, sipas tij, nuk është dashur që policia të lejojë që rrugët të bllokohen.

“Bllokimi i rrugëve mund të ndodhë një herë por jo përherë, që në të njëjtën mënyrë të bllokohen rrugët me mjete të rënda e zhavor, kur dihet se kjo është ajo që i sanksionion policinë për të kryer detyrën e tyre”, ka përfunduar eksperti i sigurisë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika