Ibishi: Serbët në veri janë të instrumentalizuar dhe në presion të regjiimit të Beogradit

Njohësi i sigurisë, Ibishi ka thënë se shteti serb po përdorë një luftë speciale përkrah së cilës, po ngriten tensione të aktivizimit të grupeve ilegale në Veri të Mitrovicës





Njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi ka thënë se Serbia ka përjetuar një herë pasojat e të ndërhyrit në territorin e Republikës së Kosovës dhe si rrjedhojë, nuk beson se e njëjta do të përsërisë një veprim të tillë.

I ftuar në FIVE të RTV Dukagjini, Ibishi ka thënë se shteti serb po përdorë një luftë speciale përkrah së cilës, po ngriten tensione të aktivizimit të grupeve ilegale në Veri të Mitrovicës.

“Nuk do të hyjë në Kosovë se e di ç’ka e pret. E ka përjetuar njëherë  në qershorb të vitit  1999, i di pasojat”, ka deklaruar Ibishi.

Krahas kësaj, Ibishi ka thënë se serbët në veri të vendit janë të instrumentalizuar dhe se të njëjtit, janë në presion të regjimit të Beogradit. Sipas tij, në situata të tilla do duhej të dëgjoheshin aleatët strategjikë dhe këshilolat e të njëjtëve, të merreshin parasysh.

“Serbët janë të instrumentalizuar dhe janë në presion të regjimit të Beogradit. Do të ishte mirë të merrej parasysh që të dëgjoheshin partnerët tanë strategjik”, ka deklaruar Ibishi gjersa ka theksuar se Policia e Kosovës do duhej kushtuar vëmendje më të lartë rasteve të djegies së veturave që po bëjnë ndryshimin e targave.





Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika