Nuredin Ibishi, ekspert i sigurisë lidhur me ndalimin e zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq si dhe bllokimin për rreth 20 orë të qytetarëve të vendit ka thënë se autoritetet serbe kanë paraqitur ndalim arbitrar dhe se Serbia i ka shkelur disa prej marrëveshjeve të arritura në Bruksel, në dialogun me Kosovën.
Ibishi për “Rreth e Rrotull” ka thënë se kjo situata e ditës së djeshme ka sjellur një konfuzion mes nivelit politik të Serbisë dhe aspektit funksional të Policisë serbe.
“Nuk e dijn pse i ndalojnë , zyrtarët policor janë të obliguar të tregojnë se përse e kanë ndaluar personin. Ata thirren disa prej tyre me vendimin politik të qeverisë serbe ndërsa në raste të tjera është çështja e sigurisë të trajtimit. Gjithë kjo është që sjellë një konfuzion mes nivelit politik në Serbi në krye me Aleksandër Vuqiqin dhe aspekti funksional i Policisë të Serbisë. Ku kjo e fundit arreston dhe ndalon qytetarët dhe ia ndalon lirinë e lëvizjes së lirë të arritura përkundër marrëveshjeve të arritura me ndërmjetësim të autoriteteve ndërkombëtare mes qeverisë së Kosovës dhe Serbisë. Kjo shkelë në mënyrë drastike të drejtat e njeriut, nëse qytetari i plotëson të gjitha kriteret për lëvizjen e lirë qoftë tranzit apo me destinacion shtetin e cakutaar, duhet të ketë një arsyeje ligjore për ndalesë”, tha Ibishi.
Sipas Ibishit, marrëveshja tjetër që është shkelur nga Serbia është edhe menaxhimi i integruar i kufijve.
“Menaxhimi i integruar i kufijve, moti është nënshkruar dhe pjesërisht është zbatuar mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, në këtë rast edhe Kosovës dhe Serbisë. Ai stagnoi me arrestimin e Marko Gjuriqit, dhe ka mbetur e papërfunduar mirë. Ka shkaktuar një reagim të autoriteteve Evropiane por edhe të SHBA-ve”, tha Ibishi.
Sipas Ibishit, Serbia është hakmarrë në mënyrë të ‘paskurpullt’ pasi ata dështuan në lobimin e tyre në Asamblenë Parlamentare në Këshillin e Evropës.
“Serbia po hakmerret në mënyrë të paskurpullt për gjithë ato që ndodhën edhe në Asamblenë Parlamentare në Këshillin e Evropës. Kur nuk ia dolën ata me lobimin e tyre kundër vullnetit të parlamentarëve të Këshillit të Evropës.Dhe pëpër një muaj pritet vendimi përfundimtar nga Këshilli i Ministrave të Këshillit të Evropës. Si dhe arrestimi i një personi si Sreçko Sofronijeviç, Vuçiq paralajmëroi se do të arrestohen gjithë ata se janë fajtor për këtë arrest të tij. Në mënyrë arbitrore dhe në mënyrë kontradiktore nga disa burime se janë dhjetë policë, ndërsa janë liruar katër prej tyre ndërsa akoma po mbahet në ndalim zëvendësdrejtori i PK-së, Dejan Jankoviq”, tha Ibishi.
Ibishi u shpreh se është ‘konfuz’ se ku po mbahet saktësiht Jankoviqi, nga BIA serbe apo nga ndonjë tjetër.
“Akoma nuk dihet se në cilën prej agjensione ekzekutive, po mbahet Jankoviq, nga BIA serbe apo cila tjetër”.