Ibishi: Vuçiq dhe Dodik së shpejti do të përdorin vetëm sistemin hibrid të luftës

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, ka thënë se presidenti serb, Aleksander Vuçiq, dhe lideri serb në Bosnjë e Hercegovinë, Millorad Dodik, së shpejti do të përdorin vetëm sistemin hibrid të luftës

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, për kërcënimet serbe nga fronti rus i luftës, ka thënë se ka mercenarë serb që luftojnë në Ukrainë dhe se të njëjtiti ishin të pranishëm edhe në agresionin e parë kur u pushtua asokohe Krimea.

“Akoma vazhdojnë të qëndrojnë atje”, ka thënë Ibishi duke shtuar se këta mercenarë ndryshe quhen edhe “qejtë e luftës”, duke marrë pjesë kështu në çdo luftë.

“Vuçiqi por edhe Dodiku, ekstremisti tjetër, së shpejti do të përdorin vetëm sistemin hibrid të luftës, duke infiltruar këto grupe me këta mercenarë, që janë specialist dhe kanë eksperiencë të gjatë të luftës. S’duhet mohuar mundësitë të infiltrimit të këtyre grupeve duke krijuar grupe paralimitare”, ka thënë Ibishi në emisionin “FIVE”.

Eksperti i çështjeve të sigurisë është shprehur se këto grupe Serbia me shumë kujdes i ka në sistemin e saj dhe se sipas tij, Kosova duhet ta trajtoj këtë temë me shumë seriozitet.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika