Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të nis shkollën politike, të cilën e kanë vendosur ta quajnë “Ibrahim Rugova”.
Këtë e beri të ditur i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili theksoi se të rinjtë në këtë shkollë e kanë mundësinë për të mësuar rreth të djathtës, republikës, rugovizmit e shumë të tjera që lidhen më shtetin e politikën.
“Lidhja Demokratike e Kosovës, mbështetur nga NDI, USAID dhe SDC, fton gjithë të rinjtë e të rejat nga mosha 18 deri në atë 25 vjeçare, të bëhen pjesë e ligjërimeve politike në këtë shkollë. Nëpërmjet një kurikule dy mujore, të ndarë në 10 ligjërata, këtu, në Selinë Qendrore të LDK-së, ju do të mësoni për të djathtën, për Republikën, Rugovizmin, ekonominë e tregut, shtetin, institucionet shtetërore e ato ndërkombëtare. Do të mësoni dhe për kampanjen e aktivizimin partiak, sikurse dhe për programin tonë politik ‘Rruga e Re’”, ka shkruar Abdixhiku.
Gjithashtu, Abdixhiku bëri të ditur se ligjëratat për 20 studentët e parë do të fillojnë që nga muaji nëntor.
“Do të mësoni dhe për kampanjen e aktivizimin partiak, sikurse dhe për programin tonë politik ‘Rruga e Re’. Nga ligjëruesit tanë më të mirë, ju do të merrni jo vetëm njohuritë thelbësore politike, por nëpërmjet mysafirëve të shumtë të jashtëm pjesë e këtyre ligjëratave, ju do të njiheni dhe me përvojën e tyre të pasur. Të 20 studentët e përzgjedhur në kë klasë të parë do të nisin ligjërimet që nga muaji nëntor i këtij viti. Bëhuni pjesë e gjeneratës së parë të Shkollës Politike ‘Ibrahim Rugova’. Suksese në aplikim, dhe ju mirëpresim”, ka shtuar i pari i LDK-së.