“Ibrahim Rugova, hapi derën e paqes”, mbahet akademi përkujtimore në Gjilan për presidentin historik

Në Gjilan, nën patronatin e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, u mbajt “Akademia përkujtimore për Presidentin dr. Ibrahim Rugova”. Në këtë ngjarje morën pjesë personalitete të ndryshme, banorë të Gjilanit dhe udhëheqësit institucional. Presidentja Osmani dhe të tjerët vlerësuan veprën dhe kontributin e Rugovës për Kosovën, duke e përshkruar atë si një figurë të rëndësishme që udhëhoqi shqiptarët dhe hapi rrugën e paqes

Nën patronatin e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu në teatrin e qytetit në Gjilan, është mbajtur “Akademia përkujtimore për Presidentin dr. Ibrahim Rugova”.

Personalitete të ndryshme, banorë të Gjilanit e udhëheqësit institucional u bënë bashkë për të kujtuar veprën e Presidentit Rugova.

Me këtë rast, Presidentja Vjosa Osmani tha se poezia ‘Unë, biri yt, Kosovë’, është përkufizimi më i mirë i personalitetit të tij.

“ I shërbeu Kosovës deri në frymën e fundit dhe për ketë morri dashurin e të gjithëve. Ai e deshi Kosovën dhe dha gjithçka për të, në kujtesën e Kosovës, Presidenti nuk shfaqët vetëm si biri i saj, ai u rrit me dashurin e nënës Sof dhe nënës Kosovë. Kosova ishte me fat qe kishte njeriun e urtë e vizionar qe u kthye në një vizionarë. Ai pati aftësinë intelektuale për ta mbrojtur mendimin e lirë. U shndërrua në model të prijësit e që na mësoj se si ta arrihet liria se pari e brendshëm e pastaj ajo e jashtme. Presidenti Rugova i dha politikes dimensionin më të çmuar, atë human. Në personalitetin doktor Rugovës është parë historia e popullit të Kosovës. Ai fliste shkurt por fjalët i kumbonin shumë”, ka thënë Osmani.

Ne emër të Qeverisë së Kosovës, për veprën e punën e dr. Rugovës, foli Donika Gervalla, zëvendëskryeministre e Kosovës, e njëherë ministre e Punëve të Jashtme.

“ Muaji janar është treguar i pamëshirshëm për shqiptarët. Rrallë herë ndodhë në histori. Botërore qe një figurë e vetme të ketë këto cilësi. Dr Ibrahim Rugova si kishte të gjitha këto. Presidenti Rugova ishte intelektual që udhëhoqi më shqiptarët”.

Për punën e tij, fol ishpresidenti Fatmir Sejdiu.

Sejdu tha se Rugova, e hapi derën e paqes.

“E kishim një fat te kish prijësin dhe liderin e veçantë politik, dr, Ibrahim Rugova. ne sot flasim për punën që bëri për të gjithë, ai u bë liderë, morri përsipër të udhëheq LDK duke i dhënë rrugën e drejtë procesit të lirisë. LDK së bashku me Ibrahim Rugovën i bëri bashkë të gjithë pa dallime e madje i afrojë edhe boten mbarë. Ne vlerat e tij nuk kishte kompromise, ne që kemi punuar afër me të e dimë sa i pathyeshëm ishte në veprimet e tij. Rugova e shndërroi veten në emblemë politike. Presidenti Rugova na tregojë rrugën që duhet ndjekur por pa u humbur vlerat njerëzore”.

Ne këtë akademi përkujtimore morri pjesë edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kujtojmë se sot janë bërë 18 vite nga vdekja e Presidentit historik dr, Ibrahim Rugova.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika