Ibrahim Tatlises pas aksidentit këndon këngë popullore në spital

Pas aksidentit, këngëtari i njohur turk, Ibrahim Tatlises, nga videoja e publikuar në rrjete sociale shihet se është në gjendje të mirë shëndetësore

Ibrahim Tatlises, foto nga spitali ku është dërguar pas aksidentit

Këngëtari i njohur turk, Ibrahim Tatlises, i cili mbeti i bllokuar në automjet si pasojë e një aksidenti trafiku në Bodrum Yalikavak në Turqi, është dërguar në spital.

Tatlises në spitalin ku u dërgua dëgjohet duke kënduar këngën “Ağrı Dağın Eteğinde”, derisa raportohet se ai është në gjendje të mirë shëndetësore.

Menaxheri i Tatlises, Polat Yagcı, në llogarinë e tij në rrjetet sociale, me mesazhin “Faleminderit Zot” ka shpërndarë videon e atyre momenteve kur Tatlises këndonte këngë popullore.

 

Gjithashtu, Tatlises i falendëroi fansat e tij, që i kanë shkruar për ta ditur nëse ai është mirë.

“Zoti i bekoftë të gjithë ata që thërrasin dhe pyesin. Shihemi në restorant në mbrëmje. Unë ju dua”, ka shkruar ai.

Ibrahim Tatlises ishte përfshirë në një aksident trafiku. Këtë e kanë bërë të ditur mediat turke, të cilat kanë publikuar edhe fotografi nga vendi i ngjarjes.

Ata arritën ta largonin këngëtarin Tatlises nga automjeti dhe e transferuan në spital, ndërsa fati i personave të tjerë të përfshirë në aksident është ende i paqartë.

Ibrahim Tatlises përfshihet në një aksident trafiku në Turqi

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika