Këngëtari i njohur turk, Ibrahim Tatlises, ka pësuar aksident trafiku pasi automjeti me të cilin po udhëtonte u përplas me një kamion në Turqinë jugperëndimore të enjten.
Këngëtari thuhet se po udhëtonte me vajzën e tij kur aksidenti ndodhi në Bodrum, një qytet turistik i njohur në provincën Muğla, ku ai kalon verën zakonisht.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekipet emergjente mjekësore dhe zjarrfikësit për t’i ndihmuar të aksidentuarit.
Ata arritën ta largonin këngëtarin Tatlises nga automjeti dhe e transferuan në spital, ndërsa fati i personave të tjerë të përfshirë në aksident është ende i paqartë, raporton Daily Sabah.
Tatlises, i quajtur edhe si “Perandor”, ka qenë një element kryesor i skenës muzikore turke që nga vitet ’70.
Gjithashtu, ai njihet edhe në Lindjen e Mesme me interpretimet e tij shpirtërore të këngëve popullore dhe këngëve “arabe” të huazuara nga meloditë arabe. Këngëtari 70-vjeçar është ende shumë i njohur në Turqi dhe në shtetet të tjera.
Ai mbajti një profil të ulët në vitet e fundit pas një sulmi të armatosur në vitin 2011 që e la atë pjesërisht të paralizuar. Ai kaloi vite duke u trajtuar përpara se të kthehej me një shfaqje televizive në vitin 2020, e cila vazhdoi deri në maj 2022.
Ndërsa, gjatë javës së kaluar në Turqi kanë ndodhur dy aksidente me fatalitet, ku kanë mbetur të vdekur 32 persona, dhe 51 persona kanë mbetur të plagosur.
Përsëri aksident në Turqi, një kamion shkakton dhjetëra të vdekur