Ibrahimi: Po e shqyrtojmë mundësinë që ta procedojmë ligjin për tatimin në pronë në Kushtetuese

"Ne si bord e shqyrtuam mundësinë që ndoshta të fillojmë procedurat që ligji i amandamentuar për tatimin në pronë të procedohet në Kushtetuese", ka thënë drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi pasi sipas tij niveli qendror po tenton të ndërhyjë në autonominë financiare të komunave

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi pas anëtarësimit të komunës së Mitrovicës së Veriut në AKK ka thënë se edhe komunat e tjera janë të mirëseardhura.

Në emisionin “FIVE”, Ibrahimi ka thënë se të gjitha komunat janë të mirëseardhura të jenë pjesë e mekanizmit që forcon demokracinë lokale.

“Gjitha komunat janë të mirëseardhura të jenë pjesë e mekanizmit që forcon demokracinë lokale”, ka thënë Ibrahimi.

Ai ka bërë të ditur se gjatë mbledhjes së kuvendit të Asociacionit sot nuk ka qenë e vetmja temë për anëtarësimin e komunës së Mitrovicës së Veriut.

Ibrahimi ka thënë se temë ka qenë edhe tatimi në pronë, ku siç ka theksuar ai, ligjin amandamentues për të ka shumë gjasa që ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Kjo, sipas tij, pasi niveli qendror përmes këtij ligji për tatimin në pronë po tenton të ndërhyjë në autonominë financiare.

“Ne si bord e shqyrtuam mundësinë që ndoshta të fillojmë procedurat që ligji i amandamentuar për tatimin në pronë të procedohet në Kushtetuese”, ka vijuar ai.

Ndryshe, sot Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka bërë të ditur se Mitrovica e Veriut është anëtarësuar në këtë asociacion gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit të këtij entiteti më 22 gusht.

“Votimi për anëtarësimin e Mitrovicës së Veriut në AKK ka kaluar me votat e të gjithë delegatëve të Kuvendit dhe ka ardhur pas kërkesës së Komunës së Veriut e cila marrë vendim në Kuvendin e Komunës për t’u anëtarësuar në Asociacion”, thuhet në njoftimin e AKK-së.

Pas anëtarësimit, sipas njoftimit të AKK-së, kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, u shpreh i lumtur me votimin unanim dhe tha se do të japë kontribut për adresimin e sfidave të qeverisjes lokale.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika