Ibrahimi: Sa më herët që krijohet qeveria, aq më mirë për komunat

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka theksuar rëndësinë e krijimit të Qeverisë së re sa më shpejt, pas sipas tij, kjo do të mundësojë një qasje më të drejtpërdrejtë dhe të menjëhershme ndaj problemeve të shumta që prekin nivelin lokal.

Ai në emisionin FIVE, ka theksuar se, në këtë vit, zgjedhjet lokale do të ofrojnë mundësinë që qytetarët të japin llogari për punën e kryetarëve të komunave.

“Për komunat, sa më herët që krijohet qeveria, është më mirë, sepse ka shumë probleme në nivelin lokal të cilat besojmë se duhet të zgjidhen dhe se trajtimi dhe qasja ndaj këtyre problemeve duhet të jetë shumë e drejtpërdrejt dhe e menjëhershme”, ka theksuar Ibrahimi.

Ai gjithashtu ka potencuar rëndësinë e zgjedhjeve të drejtpërdrejta për kryetarët e komunave, duke theksuar se qytetarët do të mund të vlerësojnë nëse kryetarët kanë bërë punë të mirë dhe të votojnë për ta në zgjedhjet e tetorit.

Megjithatë, Ibrahimi ka shprehur shqetësim për disa probleme që po shkaktohen nga niveli qendror dhe që kanë impakt të drejtpërdrejtë në nivelin lokal.

Një nga shqetësimet kryesore që ai ngriti është pabarazia në ndarjen e buxhetit, ku, sipas tij, disa komuna ose kryetarë favorizohen përmes ndikimeve politike.

Shija e redaktorit

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Të fundit nga rubrika