Identifikohen mbetjet mortore të njërit prej të zhdukurve gjatë luftës në Rahovec

Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur ka konfirmuar identifikimin e mbetjeve mortore të Elhami (Qamil) Tahiragës nga Rahoveci, i cili figuroi në listën e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Në njoftim, Komisioni ka bërë të ditur se identifikimi është realizuar përmes analizës së ADN-së, ndërsa familja Tahiraga është informuar zyrtarisht nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

“Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, së bashku me Institutin e Mjekësisë Ligjore, ka informuar zyrtarisht familjen Tahiraga mbi rezultatet e procesit të identifikimit. Me këtë rast, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur shpreh solidaritet dhe mbështetje të sinqertë familjes Tahiraga, duke shpresuar që ky identifikim t’u sjellë sadopak lehtësim pas një pritjeje të gjatë e të dhimbshme”, thuhet në njoftimin e Komisionit.

Ndërkohë, të martën, i njëjti Komision ka njoftuar se janë identifikuar edhe mbetje mortore të tre viktimave të Masakrës së Kralanit, të cilët ishin zhdukur që nga lufta e vitit 1999.

Shija e redaktorit

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

26 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes në Paris

Sot bëhen 26 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni kosovar dhe ai serb...

Nënshkruhet Deklarata për aleancë ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Në Tiranë, Shqipëria, Kroacia dhe Kosova nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes që thekson angazhimin e tri shteteve për forcimin...

Të fundit nga rubrika