Identifikohen pesë të dyshuar të mitur që vodhën biçikleta në Junik

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar pesë të mitur të dyshuar për një rast të vjedhjes që thuhet se ka ndodhur më 25 maj në një objekt në Junik.

Të dyshuarit kishin hapur me forcë dritaren e objektit dhe nga aty kanë vjedhur disa biçikleta dhe helmeta mbrojtëse të kokës.

Të miturit janë intervistuar intervistuar në prezencën e avokatëve dhe prindërve dhe me vendim të prokurorit janë liruar.

“Junik / 25.05.2024 – 11:00. Më datë 25.05.2024 ka ndodhur një vjedhje në një objekt, ku të dyshuarit kanë hapur me forcë dritaren e objektit dhe nga aty kanë vjedhur disa biçikleta dhe helmeta mbrojtëse të kokës. Pas një pune operativo hetimore janë identifikuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, të moshës se mitur të cilët janë intervistuar në prezencën e avokatëve dhe prindërve. Biçikletat janë konfiskuar dhe i janë kthyer personit përgjegjës të objektit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit për të mitur dhe me udhëzim të prokurorit të dyshuarit janë liruar,” shkruhet në raportin e Policisë.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika