Identifikohen trupat e shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit

Shtatë persona të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, janë identifikuar pas përfundimit të analizave të ADN-së dhe procesit të identifikimit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML).

Viktimat ishin ekzekutuar gjatë Masakrës së Kralanit, një nga krimet më të rënda të kryera nga forcat serbe në Kosovë.

Lajmi është konfirmuar nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, i cili ka njoftuar familjet e viktimave për gjetjen dhe identifikimin e tyre. Sipas njoftimit, mbetjet mortore të viktimave janë zhvarrosur nga një varr masiv në Bishtazhin.

“Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore, sot ka njoftuar familjet e shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit për identifikimin e familjarëve të tyre.

Pas përfundimit të analizave të ADN-së dhe procesit të identifikimit final nga IML, 7 viktima të ekzekutuara gjatë Masakrës së Kralanit – një nga krimet më të rënda të kryera nga forcat serbe – janë identifikuar dhe familjarët janë njoftuar për gjetjen e tyre.

Mbetjet mortore (eshtrat) e viktimave të identifikuara janë gjetur dhe zhvarrosur nga lokacioni i varrit masiv në Bishtazhin, ndërkohë, procesi i identifikimit final po vazhdon edhe për pesë persona të tjerë nga lista e personave të zhdukur.

Mbetet në të drejtën e familjeve për të vendosur për datën dhe vendin e rivarrimit, ndërsa Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur mbetet në mbështetje të plotë të familjarëve për të gjitha kërkesat e tyre, përfshirë edhe ceremoninë e rivarrimit”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika