IHK: Sot, ditë me diell e temperatura të larta deri në 35 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar qytetarët për vapën e madhe që do të kaplojë vendin dhe ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot me diell

Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar qytetarët se të mërkurën e 12 korrikut, do të jetë vapë e madhe dhe se temperaturat do të jenë më të larta se vlerat e shënuara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 16 gradë, ndërkaq maksimalet nga 31 deri në 35 gradë Celsius.

Shkalla e lartë e avullimeve do të krijojë vapë dhe ndjesia e këtyre temperaturave do të jetë më e lartë sesa vlerat e lartshënuara.

Ky mot me këto temperatura tipike verore është si rezultat i ardhjes së masave të nxehta të ajrit nga Afrika Veriore.

IHK-ja njofton se do të fryjë erë e lehtë nga drejtimet e ndryshme.

Meqë, indeksi UV do të jetë shumë i lartë rekomandohet që të kufizohemi sa më shumë nga rrezet e diellit, nga ora 10:00-17:00, sidomos personat me sëmundje kronike.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika