IHMK: Gjatë pasditës së sotme do të ketë reshje shiu me intensitet dhe shtrirje më të theksuar

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar se gjatë orëve të pasditës së sotme do të ketë reshje shiu, të cilat në pjesën perëndimore dhe veriore të vendit do të jenë me intensitet dhe shtrirje më të theksuar

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se situata e rëndë në Pejë ka ardhur si rrjedhojë e reshjeve të shiut me intensitet shumë të lartë, ku vetëm brenda një orë e 9 min (Nga ora: 19:35 deri 20:44), kanë rënë 54.6 mm (l/m2) reshje shiu.

Sipas IHMK-së, kjo sasi e reshjeve për interval kohor aq të shkurtër, është e pashmangshme pa shkaktuar vërshime, në këtë rast, atyre urbane.

IHMK-ja ka parashikuar se gjatë orëve të pasditës së sotme do të ketë reshje shiu, të cilat në pjesën perëndimore dhe veriore të vendit do të jenë me intensitet dhe shtrirje më të theksuar, duke shtuar se situata do të fillojë gradualisht të stabilizohet gjatë ditëve në vijim.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka thënë se lumi Bistrica e Pejës nuk paraqet ndonjë rrezik për përmbytje lumore

“Niveli në ora 11h ishte 93 Cm, apo afro 2.5 m. nën vlerën e nivelit maksimal, tendencat janë në rënie të ngadalshme”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika