IKD: Bojkoti i seancave nga deputetët e VV-së shkel Kushtetutën

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka theksuar se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) kanë shkelur Kushtetutën pas bojkotimit të tri seancave të jashtëzakonshme të thirrura nga opozita.

Kuvendi i Kosovës

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka shprehur shqetësim për bojkotin e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj tre seancave të jashtëzakonshme të thirrura nga opozita, duke e cilësuar këtë veprim si shkelje të Kushtetutës.

Bojkoti ndodhi gjatë seancave që trajtonin çështje si komunikimet e Mimoza Kusari-Lilës me Milan Radoiçiqin, mungesën e ushqimit në Forcën e Sigurisë (FSK) dhe procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive të ambalazhuese të ujit.

IKD-ja ka theksuar se shumica parlamentare ka refuzuar të marrë pjesë në këto seanca pa arsyetim legjitim, duke dëmtuar besimin e qytetarëve dhe integritetin e Kuvendit.

Instituti kërkon që deputetët të angazhohen aktivisht në diskutimet që prekin interesat e qytetarëve, duke respektuar obligimet kushtetuese dhe ligjore.

“Kjo praktikë dhe qasje e LVV është e pazakontë dhe cenon rëndë vlerat demokratike të Republikës se Kosovës.  IKD konsideron se debatet parlamentare janë shtyllë e rëndësishme e demokracisë dhe përfaqësimit demokratik,  deputetët e shumicës parlamentare e kanë obligim  të marrin pjesë në mënyrë aktive në diskutimin e çështjeve që prekin interesat e qytetarëve dhe të shtetit. Bojkoti i seancave parlamentare dëmton jo vetëm integritetin e Kuvendit por edhe injorim ndaj qytetarëve të Kosovës”, thuhet nga ana e IKD-së.

IKD u ka bërë thirrje të gjitha partive politike të përmbushin detyrimet e tyre kushtetuese dhe të kontribuojnë në rrugën drejt integrimit evropian të Kosovës.

Shija e redaktorit

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Të fundit nga rubrika