IKD-ja evidenton regres në Prokurorinë Speciale të Kosovës

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka njoftuar se ka evidentuar regres në efikasitetin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) prej vitit 2020 dhe 2021

Instituti i Kosovës për Drejtësi

Në një konferencë për media, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka njoftuar se ka evidentuar regres në efikasitetin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK). Sipas IKD-së, kjo ka ndodhur për arsye që PRSK-ja gjatë vitit 2021 ka zgjidhur më pak lëndë sesa në vitin 2020.

Sipas Ramiz Durmishit, hulumtues i IKD-së, gjatë vitit 2021, prokurorët specialë nuk kanë arritur të përmbushin normën orientuese në zgjidhjen e lëndëve, edhe pse numri i prokurorëve ka qenë i njëjtë.

Monitoruesja ligjore e IKD-së, Aurela Mërlaku, është shprehur se IKD-ja ka evidentuar regres edhe në efikasitetin e Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë gjatë vitit 2021, në krahasim me vitin 2020. Mërlaku ka shtuar se ky regres gjatë vitit 2021 pothuajse ka dyfishuar numrin e lëndëve të pazgjidhura në fund të periudhës raportuese (nga 59 në 101)”.

“Kjo sepse, nëse marrim parasysh aktgjykimet dënuese dhe liruese, del se 80.6% e personave të akuzuar nga PSKR janë shpallur fajtorë nga gjykata. Ndërsa, nga totali i personave të dënuar nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë, 53.52 për qind e tyre janë dënuar me burgim efektiv”.

Sipas saj, këto rezultate nuk reflektohen edhe në rastet e korrupsionit. Mërlaku ka shtuar se si në fund të vitit 2020, ashtu edhe në fund të vitit 2021, i kanë mbetur të pazgjidhura vetëm nga pesë lëndë.

“Kështu, ishte i paarsyeshëm avancimi i tre gjyqtarëve shtesë në këtë Departament. Duke vepruar në këtë mënyrë, KGJK pa nevojë ka rritur numrin e gjyqtarëve në këtë Departament, duke dobësuar kështu departamentet dhe gjykatat prej nga vijnë gjyqtarët e avancuar”, ka shtuar monitoruesja ligjore e IKD-së.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika