IKD: Qeveria përmbushi 42% të programit legjislativ

Gjetjet e IKD-së theksojnë se Qeveria nuk përmbushi standardet e konsultimit publik në afërsisht 50% të projektligjeve. E njëjta gjen edhe shkelje të saj në raport me Gjykatën Kushtetuese

Qeveria e Kosovës, gjatë mbledhjes së 127-të.

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka bërë të ditur se Qeveria e Republikës së Kosovës ka përmbushur 42 për qind të programit legjislativ për gjashtëmujorin e parë të vitit 2023, përkatësisht 34 projektligje të miratuara nga 78 të planifikuara.

Të gjeturat e IKD-së theksojnë se Qeveria nuk përmbushi standardet e konsultimit publik në afërsisht 50% të projektligjeve.

“Deri në fund të muajit qershor, Qeveria ka përmbushur vetëm 42% të agjendës legjislative të paraparë për gjashtë mujorin e parë të vitit 2023. Sipas agjendës legjislative, Qeveria kishte planifikuar miratimin e 78 projektligjeve deri në muajin qershor.  Përderisa, deri me 30 qershor 2023, Qeveria  ka miratuar 33 prej tyre, apo 42% të projekt-ligjeve të planifikuara.  Qeveria gjatë kësaj periudhe kohore ka miratuar një projekt-ligj të planifikuar për muajin shtator të këtij viti. Qeveria e Kosovës gjatë vitit 2016 kishte miratuar Rregullorën për Standardet Minimale për Procesit e Konsultimit Publik. Me këtë Rregullore janë përcaktuar standardet minimale, parimet dhe procedurat në procesin e konsultimit publik, ndërmjet organeve publike, palëve të interesuara dhe publikut, në procesin e hartimit të politikave dhe legjislacionit. Edhe përkundër obligimit ligjor që projekt ligjet e inicuara nga ana e qeverisë dhe ministrive të linjës të kalojnë përmes konsultimit publik, nga 34 projektligjet e miratuara në Qeveri, IKD ka gjetur se 21 prej tyre është dashur t’i nënshtrohen procesit të konsultimit publik, gjë që e ka bërë vetëm në 11 raste apo 52% të rasteve, derisa ky obligim nuk ka vlejtur në raport me 13 projektligje që kanë të bëjnë me ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.”, thuhet në njoftim.

Sipas këtij raporti, IKD-ja gjen edhe veprime të Qeverisë së Kosovës në kundërshtim me Gjykatën Kushtetuese, përkatësisht, Projektligji për Skemat Pensionale dhe ai për ndarjet buxhetore.

“IKD, gjen se në një rast Qeveria e Kosovës, në kundërshtim me afatet e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, vendos për Projektligjin për Skemat Pensionale, duke rrezikuar të drejtat e mijëra pensionistëve. Me 30 dhjetor 2023, Gjykata Kushtetuese shfuqizoi paragrafin 2 të nenit 8 te Ligjit nr.04/L-131 për Skemat Pensionale, sepse në mënyrë diskriminuese përmes këtij neni mijëra qytetarë, duke mos e përmbushur kriterin e përvojës prej 15 viteve pune para janarit të vitit 1999 nuk e kanë gëzuar pensionin kontributdhënës, por vetëm atë të moshës. Gjykata urdhëroi Kuvendin dhe Qeverinë që të nisin ndryshimet për këtë ligj dhe që këto ndryshime të bëhen jo më larg se data 15 korrik 2023. Përkundër premtimeve të qeverisë, projektligji ende nuk është miratuar nga ana e Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës. IKD, gjen se në një rast tjetër, në kundërshtim me Kushtetutën dhe duke u arsyetuar në miratimin e një neni të caktuar në Ligjin për Ndarjet Buxhetore për vitin 2023, Qeveria nuk i kishte transferuar të hyrat vetanake të komunave, duke bërë që mjetet, të cilat komunat i kanë mbledhur nga viti 2022 dhe vitet e tjera paraprake të bëhen pjesë e buxhetit qendror”, thuhet në raport.

Në të njëjtin theksohet se sipas Kushtetutës së Kosovës, komunat e kanë të drejtën e vendosjes, të caktimit, të mbledhjes dhe të shpenzimit të të hyrave vetanake dhe në të njëjtën kohë të marrin fonde nga Qeveria e Kosovës.

Tutje, bëhet e ditur se gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2023, Qeveria e Kosovës ka plotësuar dhe ndryshuar tri herë programin legjislativ dhe se e njëjta nuk përfshiu në programin legjislativ për vitin 2023, 26 projektligje.

“Qeveria nuk përfshiu në programin legjislativ për vitin 2023, 26 projektligje, të cilat kanë qenë në plan programin legjislativ për vitin 2022, dhe të cilat nuk janë miratuar gjatë vitit të cekur. Në mesin e këtyre projektligjeve janë ai për Këshillin Ekonomiko-Social, projektligji për Inspektoratin e Punës, projektligji për Shërbimet Sociale dhe Familjare, projektligji për Vlerësimin, Njohjen e Statusit, Përfitimet dhe Shërbimet për Personat me Aftësi të Kufizuar. Më tutje, Qeveria nuk përfshiu miratimin e ndryshimeve dhe plotësimeve në Ligjin për  Policinë, në Ligjin për Institutin e Kosovës për Administratë Publike, në Ligjin për Ripranim, në Ligjin për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës, në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore, në Ligjin për Organizimin e Institutit Bujqësor të Kosovës, Projektligjin për Zonat Ekonomike, Projektligjin për Nxitjen dhe Mbrojtjen e Investimeve, Projektligji për Inovacion dhe Ndërmarrësi, Projektligjin për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë”, thuhet në njoftim.

Vendin e parë për miratim të projektligjeve, sipas gjetjeve të IKD-së, e zë MASHTI, ndjekur nga Ministria e Bujqësisë.

‘Sa i përket nivelit të zbatimit të programit legjislativ nga ministritë përkatëse, IKD gjen se nivelin më të lartë të miratimit të projektligjeve e ka arritur Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit me 100% të projektligjeve të miratuara, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural me 100%, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me 100%, Zyra e Kryeministrit me 75%, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës me 57 %, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë me 43%, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës me 25% etj”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me asnjë projektligj për procedim për miratim është Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministria e Ekonomisë.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika