IKD: Viktimat e dhunës në familje kanë të drejtën e kompensimit

Hulumtuesi ligjor Flamur Kabashi nga Institutit i Kosovës për Drejtësi ka bërë të ditur se viktimat e dhunës në familje kanë të drejtën për kompensim në rastet kur i pandehuri është shpallur fajtor dhe se kompensimi mund të sigurohet përmes rrugëve penale ose civile

Fotografi ilustruese

Një raport i fundit nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), i titulluar “Kompensimi i Viktimave të Dhunës në Familje”, sipas hulumtuesit ligjor,  Flamur Kabashi, ka theksuar se viktimat e dhunës në familje kanë të drejtën e kompensimit në rastet kur i pandehuri është shpallur fajtor.

Sipas tij, viktimat kanë të drejtë për kompensim të arsyeshëm për dëmin material, fizik dhe emocional të shkaktuar nga vepra penale për të cilën i pandehuri është shpallur fajtor sipas KPRK.

“Sipas Kodit Nr.08/L-032 të Procedurës Penale, viktima ka të drejtë në kompensim të arsyeshëm për dëmin material, fizik dhe emocional të shkaktuar nga vepra penale, për të cilën, i pandehuri është shpallur fajtor sipas KPRK. Gjykata që zbaton procedurën penale shqyrton propozimet e palëve, përkatësisht viktima ose personat e autorizuar, lidhur me kërkesat e tyre pasurore juridike, për dëmet që kanë pësuar si rezultat e kryerjes së veprës penale nga të cilët janë dëmtuar”, ka deklaruar Kabashi, raporton Betimi për Drejtësi.

Ai gjithashtu ka shpjeguar se procedura për kompensimin e viktimave të dhunës në familje mund të ndjekë rrugën penale ose të drejtohet drejt një procedurë civile.

“Se a do të vendosë gjykata në procedurë penale për kërkesën apo këtë do ta referojë në procedurë civile, rëndësi ka vendimi meritor i gjykatës, me të cilin i akuzuari shpallet fajtor, lirohet nga akuza, refuzohet akuza apo pushohet procedura penale. Në situatën e parë, kur i akuzuari shpallet fajtor, gjykata mund të vendosë për kërkesën pasurore juridike, nëse ajo është parashtruar, të të dëmtuarit në tërësi ose pjesërisht dhe për pjesën e mbetur e udhëzon në kontest civil. Përderisa, në situatat tjera, gjykata udhëzon të dëmtuarin që kërkesën pasurore juridike ta realizojë në kontest civil”, është shprehur ai.

Po ashtu, Kabashi ka theksuar se në rastet kur kompensimi nuk mund të sigurohet përmes rrugëve të lartpërmendura, Ligji për Kompensimin e Viktimave të Krimit jep të drejtën për kompensim nga Komisioni për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika