Tina Turner vdiq në moshën 83-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pabesueshme muzikore në rock dhe soul.
Por, ajo ishte gjithashtu e njohur për sensin e saj të guximshëm të modës, fustanet mini me temina ose thekë që tregonin këmbët e saj shumë të gjata, këmisha dhe xhinse të relaksuara, dhe kostume pantallonash ishin disa nga veçantitë e stilit të saj.
Një nga pamjet më të përsëritura të Turner-it ishte ai që sinjalizoi rikthimin e saj në mes të viteve 1980, xhaketa xhins, mini lëkure dhe stilet e zeza që ajo veshi ndërsa kalonte nëpër qytetin e Nju Jorkut në videoklipin “What’s Love Got to Do with It”.
Momente të tjera veçuese të stilit kanë qëndruar gjithashtu në kujtesën kolektive, nga fustani i kuq vezullues që ajo veshi në Grammy të vitit 1985 e deri te kostumi i zi lëkure me të cilin ajo performoi në Super Bowl në 2000.
Në fillim të karrierës së saj, ajo punoi me stilistin e famshëm Bob Mackie për kostumet e saj skenike dhe u ribashkua me të dekada më vonë për turneun e saj të 50-vjetorit në 2008.
“Ndonjëherë duhet t’i frymëzoni ata për ta bërë këtë, por nuk më është dashur kurrë të frymëzoj Tina Turner. Ajo erdhi tashmë e pajisur ” i tha Mackie faqes së modës The Cut në 2021.