IKPShPK: Është përmirësuar cilësia e ujit në liqenin e Badocit

Është përmirësuar cilësia e ujit në liqenin e Badocit dhe pritet që në ditët në vijim të ulen vlerat e manganit në rrjet

Liqeni i Badocit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se është përmirësuar cilësia e ujit në liqenin e Badocit dhe pritet që në ditët në vijim të ulen vlerat e manganit në rrjet.

“Ekipet e IKShPK-së janë në terren 24/7 dhe po bëhen çdo ditë analiza fiziko-kimike të ujit të prodhuar në Fabrikën që furnizohet nga Liqeni akumulues i Badocit dhe qytetarët do të njoftohen me kohë për normalizimin e parametrave referent të ujit të pijshëm”, thuhet në komunikatën për media.

IKShPK-ja ka apeluar qytetarët të cilët furnizohen nga fabrika e ujit në liqenin e Badocit se uji mund të përdoret për pastrim, mirëmbajtje të higjienës dhe të ambienteve të banimit si dhe për nevoja të tjera, ndërsa uji në rajonet që furnizohen nga liqenet akumuluese, Batllava dhe Ujmani, mund të pëdoren pēr pije pa përkufizim.

Tutje, në komunikatë thuhet se bashkëveprimi në mes të IKShPK/QU dhe KRU-ve me institucionet shtetërore është në kontinuitet deri në qetësimin e situatës.

“Po vazhdon bashkëveprimi i IKShPK me KRU “Prishtina” deri në normalizimin e vlerave të manganit”, thuhet tutje në komunikatën për media.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika