IKShPK bën thirrjen e radhës për vaksinim

IKShPK u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të vaksinohet dhe t'i bartin maskat në mënyrë që të mbrohen nga virusi Covid-19

IKSHPK

Pas shtimit të rasteve të infektimit me virusin Covid-19, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKShPK), ka vazhduar me thirrjen për vaksinim dhe për bartjen e maskave.

IKShPK ka bërë të ditur se përveç testimit, janë duke i gjurmuar të gjitha rastet e kontakteve me të infektuar.

Nga ky institucion u kanë rekomanduar atyre personave që kanë “kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështirërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, të testohen”.

Po ashtu, IKShPK ka këshilluar që të gjithë personat e moshës mbi 12 vjeç të vaksinohen me dozën e parë, të dytë dhe të tretë, kurse me dozën e katërt të vaksinohen personat e moshës mbi 60 vjeç, me kusht që të kenë kaluar katër muaj nga marrja e dozës së tretë.

Ndërkaq, si pasojë e infektimit me Covid-19, të mërkurën është raportuar një rast i vdekjes.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika