IKShPK: Edhe pse ka rënie të vlerave të manganit, ende nuk janë përmbushur standardet për ujë të pijshëm

"Megjithëse analizat e fundit laboratorike tregojnë një rënie të manganit në ujin e liqenit, ende këto vlera nuk i përmbushin standardet e parapara për ujë të pijshëm", ka njoftuar koordinatorja për monitorimin e ujit, Burbuqe Nushi-Latifi

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKShPK) ka njoftuar se uji nga Liqeni i Badocit ende nuk mund të përdoret për pije.

Koordinatorja për monitorimin e ujit, Burbuqe Nushi-Latifi në një konferencë për media ka thënë se ndonëse analizat e fundit laboratorike tregojnë një rënie të manganit në ujin e liqenit, këto vlera ende nuk i përmbushin standardet e parapara sipas udhëzimit administrativ për ujë të pijshëm.

Ajo ka theksuar se ky institut është duke e bërë në vazhdimësi monitorimin e ujit dhe të pamundurën që vlerat e manganit të ulen.

“Megjithëse analizat e fundit laboratorike tregojnë një rënie të manganit në ujin e liqenit, ende këto vlera nuk i përmbushin standardet e parapara. Dëshirojmë të sigurojmë popullatën se IKSHPK me KRU PRISHTINA po bëjnë atë që është kompetencat e tyre që vlerat e manganit të ulen, ngritja e vlerave të manganit është fenomen që ndodh gjatë ndërrimit të stinëve”, ka thënë Nushi-Latifi.

Ndryshe, më 19 tetor, sasia e madhe e detektuar e elementit kimik, mangan, bëri që Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës të kërkojë nga qytetarët që furnizohen me ujë nga fabrika e ujit e këtij liqeni, të mos e përdorin atë për pije dhe gatim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika