IKSHPK: Ende vlera të larta të manganit në liqenin e Badocit

Foto ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë rritur vlerat e prezencës së manganit në ujin e liqenit të Badocit, derisa ka shtuar se po vazhdon monitorimi dhe përcjellja e cilësisë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, IKSHPK-ja ka thënë se s’ka vend për panik, derisa ka përsëritur thirrjen që uji të mos përdoret për pije, por vetëm për pastrim dhe mirëmbajtje të higjienës.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton popullatën se është duke vazhduar monitorimi dhe përcjellja në vazhdimësi e cilësisë së ujit në Liqenin akumulues të Badocit, të destinuar për pije dhe se nuk ka vend për panik. Analizat e fundit laboratorike tregojnë akoma vlera më të larta se niveli maksimal i lejuar i manganit në ujin e liqenit dhe në rrjetin shpërndarës, sipas standardeve të parapara në Udhëzimin administrativ nr. 10/2021 -Cilësia e Ujit për konsum nga njeriu”, thuhet në njoftimin zyrtar.

IKSHPK-ja shtoi se zonat të cilat mbesin në përcjellje të vazhdueshme për cilësinë e ujit për pije mbesin të njëjta.

Dhe se “i bëhet thirrje popullatës që lidhur me këtë çështje t’i referohet vetëm njoftimeve zyrtare të këtyre dy institucioneve”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika