IKSHPK i bën thirrje prindërve: Vaksinoni fëmijët kundër fruthit

Foto ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), i bën thirrje prindërve të sigurojnë që fëmijët e tyre të vaksinohen me vaksinën MMR (Fruth, Shyta dhe Rubella), në kuadër të mbrojtjes së shëndetit publik dhe parandalimit të përhapjes së sëmundjeve ngjitëse.

Sipas njoftimit, gjatë periudhës janar-mars 2025, janë regjistruar disa raste sporadike me fruth në Kosovë, ndërkohë që vaksina MMR mbetet mënyra më e sigurt për ta parandaluar atë.

Kur duhet të vaksinohen fëmijët?

  • Doza e parë: 12-15 muaj.
  • Doza e dytë: 5-6 vjeç. Nëse fëmija ka humbur dozat sipas kalendarit, mund të vaksinohet në çdo moshë pas 6 vjeçare.

Po ashtu, në njoftim thuhet se për shkak të rasteve të fruthit në Kosovë dhe vendet fqinje, vaksinimi është thelbësor për të parandaluar shpërthime dhe për të siguruar shëndetin e fëmijëve.

Fëmijët mund të vaksinohen në Qendrën e Mjekësisë Familjare më të afërt.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika