IKSHPK-ja jep këshilla për kujdes nga kafshimi i gjarprit: Thirr ndihmën e shpejtë, mos e lidhni plagën

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës [IKSHPK] ka dhënë disa këshilla për kujdes nga kafshimi i gjarprit.

IKSHPK-ja, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se fillimisht nëse jeni të kafshuar nga gjarpri, duhet të mos lëvizni shumë dhe sa më parë të shtriheni në krahë, ndihma e parë elementi kryesor, si dhe lëvizni me ngadalë duke u larguar nga gjarpri etj.

“Qëndroni të qetë, lëvizni ngadalë duke u larguar nga gjarpri, shpërlani sytë me ujë të rrjedhshëm në rast se janë prekur nga pshtyma e gjarpërit, lëreni zonën e kafshimit apo plagën të qetë, shtrijeni në krah të kafshuarin nga gjarpri, merrni sa më parë ndihmën e shpejtë etj”, këto janë disa këshilla se cilat veprime duhet të marrim nëse kafshoheni nga gjarpri.

Gjërat të cilat nuk duhet bërë assesi janë: mjekimi i kafshimit me metoda tradicionale, mos të sulmohet gjarpri, të mos fërkohen sytë pasi mund të shpërndahet helmi, mos e lidhni zonën e kafshimit, mos e pastroni, preni apo thitheni plagën etj.

IKSHPK-ja po ashtu njoftoi se në vendin tonë jetojnë 4 lloje të gjarpërinjve, edhe lloji helmues Vipera Ammodytes, i cili njihet si gjarpri i gurit-nëpërka.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika