IKSHPK-ja thotë se gripi sezonal po e kalon pragun epidemik, bën thirrje për vaksinim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër gripit sezonal

Foto ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), të enjten ka thënë se gripi sezonal e ka kaluar pragun epidemik, teksa ka bërë thirrje për vaksinim.

Sipas njoftimit në Facebook, ky konstatim ka ardhur pasi është rritur numri i qytetarëve që kërkojnë ndihmë në institucionet shëndetësore.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër Gripit sezonal, ndërkohë që javën e fundit, sipas numrit të rasteve të raportuara, intensiteti i gripit është në aktivitetin e lartë të qarkullimit duke e kaluar pragun epidemik. Kjo rritje rezulton me rritje të fluksit të qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në institucionet shëndetësore”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

IKSHPK-ja ka potencuar se gripi sezonal është sëmundje akute infektive e cila te një numër i konsideruar i rasteve shkakton komplikime serioze shëndetësore, “veçanërisht te fëmijët, të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike, ndërsa vaksinimi  është mënyra më e mirë për të parandaluar gripin dhe reduktuar rrezikut”.

Duke qenë se sezoni i gripit zgjat për disa muaj, IKSHPK-ja ka bërë thirrje te të gjithë qytetarët të vaksinohen si masë parandaluese.

Gjithashtu thuhet se, në veçanti grupet me prioritet janë punëtorët shëndetësorë, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike dhe me imunitet të komprometuar, personat mbi 65 vjeç, dhe fëmijët e moshës nga 6 muaj deri në 5 vjeç me indikacione shëndetësore.

Sipas IKSHPK-së, Ministria e Shëndetësisë ka siguruar për këtë sezon 85 mijë doza të vaksinës dhe qytetarët mund të vaksiohen në secilën komunë, në qendrën më të afërt të mjekësisë familjare.

Masat parandaluese për gripin sezonal (IKSHPK):

  • Mbajtjen e higjienës personale;
  • Evitimin e kontakteve të afërta me individë të sëmurë;
  • Redukimin e vizitave të familjarëve tek personat e hospitalizuar (SHSKUK, Spitalet rajonale);
  • Evitimin e vendeve të mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz;
  • Ushqimin e shëndetshëm me shumë vitamina;
  • Aktivitet fizik dhe gjumë të mjaftueshëm;
  • Personat e sëmurë të qëndrojnë në shtëpi .
  • Konsultimi me mjekun për mjekimin me barna kundër gripit, të cilat duhet të merren vetëm me rekomandimin e mjekut.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika