IKShPK-ja jep detaje rreth rastit të parë të virusit “Ethet e Nilit”

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i Kosovës ka konfirmuar rastin e parë të virusit "Ethet e Nilit" dhe ka dhënë detaje për përhapjen, simptomat dhe parandalimin e tij

Foto ilustruese

Në Kosovë tashmë është konfirmuar rasti i parë i virusit “Ethet e Nilit”.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, këtë të mërkurë, ka dhënë më shumë detaje lidhur me rastin.

Në njoftimin e IKShPK-së thuhet se “pacienti fillimisht ka qëndruar në Shëngjin e më pas edhe në Ulqin, derisa pas kthimit nga Ulqini i janë shfaqur simptomat”.

“Pacienti është duke u trajtuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Instituti Kombëtar u bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nga mushkonjat.

Përmes fotografive ka sjellë informacione për virusin e Nilit Perëndimor, mënyrën e përhapjes, simptomat, mënyrat e parandalimit, diagnostikimin dhe trajtimin e tij.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika