IKSHPK me thirrje për qytetarët: Vazhdoni ta vloni ujin para përdorimit

Përmes një njoftimi, IKSHP-ja ka kërkuar nga qytetarët të shfrytëzohen resurset e sigurta ose uji i ambalazhuar ashtu që të parandalohet ndonjë shpërthim epidemik. Krahas kësaj, thirrja e IKSHP-së për vlimin e ujit vazhdon

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë thirrje që edhe të shtunën të vazhdojë të vlohet uji para përdorimit të tij, si pasojë e turbullirave të shkaktuara nga vërshimet në Kosovë.

Përmes një njoftimi, IKSHPK-ja ka kërkuar nga qytetarët të shfrytëzohen resurset e sigurta ose uji i ambalazhuar ashtu që të parandalohet ndonjë shpërthim epidemik.

“QYTETARË TË NDERUAR, VLONI UJIN! Ju lutemi për kujdes të shtuar!  Uji para përdorimit patjetër të vlohet si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse për të parandaluar shpërthimin e epidemive hidrike. Kjo procedurë e vlimit të ujit është aq e thjeshtë dhe e zakonshme, por e domosdoshme për të parandaluar shpërthime epidemike. Të shfrytëzohen resurset e sigurta ose uji i ambalazhuar. Si pasojë e vërshimeve në pjesën më të madhe të vendit tonë situata me ujë të pijes është vështërsuar dukshëm”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, krahas rekomandimit IKSHPK-ja ka dhënë edhe gjendjen për secilin ujësjellës në Kosovë duke lënë të thuhet se KRU “Prishtina”- Rajoni Prishtinë përkatësisht fabrika në Shkabaj dhe fabrika në Drenas janë jashtë funksionit.

Nga ana tjetër, KRU “Mitrovica”- Rajoni Mitrovicë përkatësisht, Fabrikat në Shipol- Mitrovicë dhe në Balicë- Vushtrrisë kanë startuar trajtimin e ujit me kapacitet të zvogëluar.

Sipas njoftimit,“Në mostrat e grumbulluara, analizat laboratorike fiziko-kimike dhe bakteriologjike rezultojnë se uji nuk është brenda standardeve, andaj rekomandohet që uji para përdorimit të vlohet. Për shkak të vërshimeve uji i puseve nuk është i sigurt dhe duhet patjetër të vlohet para përdorimit”.

KRU “Hidrodrini”- Rajoni i Pejës, përkatësisht në burimin Drini i Bardhë –Radavc dhe burimi Shkozë, Junik, trubullirat në ujë vazhdojnë të jenë prezente në burimet Burimi Drini i Bardhe-Radavc dhe burimi Shkozë-Junik.

Ndërsa për shkak të vërshimeve dhe prurjeve në burime, është ndërprerë furnizimi me ujë nga burimi Jarine – Klinë dhe tani furnizimi bëhet vetëm nga fabrika e ujit në Klinë. Sipas mostrave të testuara, ato janë brenda standardeve për ujë të pijshëm.

Në zonat e furnizimit nga KRU”Gjakova” gjendja e cilësisë së ujit të pijes është e qetë, të gjitha mostrat e analizuara janë brenda standardeve të parapara për ujin e pijshëm.

Në zonat e furnizimit nga burimet në Demjan, Gërqinë dhe Rekë uji nuk është për pije për shkak të vlerave të shtuara të turbullirës.

Ndërkaq, në KRU “Bifurkacioni”- Rajoni Ferizaj: fabrika në Pleshinë dhe sistemi në Kaçanik, të gjitha mostrat e ujit të cilat janë marrë dje dhe sot në Ferizaj dhe Kaçanik janë brenda standardeve për ujin e pijes.

Uji në rrjetet shpërndarëse është normalizuar dhe është brenda standardeve të parapara për ujë të pijshëm.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika