Ilazi: Anëtarësimi i AKA në ENQA, hap i rëndësishëm për sektorin e arsimit

Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, Hasnije Ilazi, ka thënë se anëtarësimi i Agjencisë për Akreditim të Kosovës në ENQA është një hap mjaft i rëndësishëm në sektorin e arsimit, pasi sipas saj përfshirja në këtë rrjet ndërkombëtar do të arrijë të bëjë ngritjen e cilësisë në arsim

Fakulteti Filozofik, UP





Të hënën e tre tetorit, Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është bërë anëtare e asocuar e ENQA-s.

E këtë e ka quajtur si të arritur mjaft të madhe profesoresha, Hasnije Ilazi, njëherësh kryetare e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC).

Ajo ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të jenë të barabarta me ato evropiane, pasi përfshirja në këtë rrjet ndërkombëtar do të arrijë të bëjë ngritjen e cilësisë në arsim.

Intervistë nga RTV Dukagjini me kryetaren e KShC-së, Hasnije Ilazi

“Jo vetëm pranimi praktik i diplomave, por është mundësia që të ketë shkëmbime të cilësisë”, ka thënë Ilazi.

Siç thotë ajo, përpjekja dhe puna që është bërë deri më tash ka treguar që rekomandimet nga ENQA janë ngritur në nivel më të lartë sa i përket cilësisë.

Këtë hap e ka quajtur të rëndësishëm edhe Elton Bahtiri, prorektor për zhvillim dhe cilësi në Universitetin e Prishtinës.

Elton Bahtiri, Prorektor për zhvillim dhe cilësi në UP

Ky akt, siç thotë ai, nuk është i rëndësishëm vetëm për agjencinë e akreditimit, por është një e arritur mjaft e madhe për tërë sektorin e arsimit.

Ai ka thënë se agjencia e akreditimit edhe institucionet e arsimit të lartë kanë qenë të angazhuara të rrisin standardet e cilësisë, në mënyrë që ky anëtarësim të jetë i mundur.

“Janë pranuar diplomat, nuk kemi pasur statutin e anëtarit të asociuar”, ka thënë Bahtiri.

Të martën e katër tetorit, Agjencia e Kosovës për Akreditim dhe Këshilli Shtetëror për Cilësi kanë zhvilluar një takim (i cili është i për vjetshëm) me drejtues të institucioneve publike dhe private të Arsimit të Lartë, ku kanë diskutuar lidhur me obligimet dhe kriteret që duhet të zbatojnë në raport me AKA-në.

Drejtues të institucioneve të Arsimit të Lartë në Kosovë në një takim të rregullt me Përfaqësuesit e Agjencisë së Kosovës për Akreditim dhe Këshillin Shtetëror për Cilësi, 04 tetor 2022 Prishtinë

Në ndërkohë, për këtë, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se është një lajm shumë i mirë dhe hap shumë me rëndësi.

Nagavci ka kritikuar qeveritë e kaluara duke thënë se kishte ndërhyrje politike prandaj nuk ndodhi një akreditim i tillë.

“Tri vjet më parë, për shkak të ndërhyrjeve politike të qeverisë PAN, Kosova ishte përjashtuar nga ENQA, tani tri vjet pas po ecim para edhe në këtë drejtim”, ka shkruar Nagavci.

Nagavci për ENQA: Hap pas hapi po përmirësojmë dëmet e shkaktuara nga ndërhyrjet partiake të qeverive të kaluara

 





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika