Ilir Blakçori zgjidhet “Ylli i javës”

FFK-ja ka vazhduar me ndarjen e çmimit “Ylli i Javës” dhe për xhiron e 3-të të Albi Mall Superligës, ky çmim i takon mbrojtësit të majtë të KF Llapi, Ilir Blakçori

Ilir Blakçori

Federata e Futbollit e Kosovës  ka vazhduar me ndarjen e çmimit “Ylli i Javës” dhe për xhiron e 3-të të Albi Mall Superligës ky çmim i takon mbrojtësit të majtë të KF Llapi, Ilir Blakçori

Blakçori në ndeshjen kundër Fushë- Kosovës përveç se ishte stabil në mbrojtje, ishte shumë i dobishëm edhe në fazën ofanzive, duke shënuar një gol, që ia mundësoi Llapit t’i gëzohet fitores dhe të arkëtojë 3 pikët e radhës në Albi Mall Superligë.

Pasi mori këtë çmim, Blakçori u shpreh i lumtur që skuadra e tij shënoi fitoren e radhës në elitën e futbollit në Kosovë.

“Është kënaqësi të shpallesh më i miri i xhiros. Për mua ky është çmimi i parë dhe ndihem tejet i vlerësuar. Kjo do të ishtë e pamundur pa ndihmën e bashkëlojtarëve dhe shtabin teknik, andaj shfrytëzoi rastin t’i falënderoj për bashkëpunimin. Këtë edicion e kemi nisur mbarë ndonëse kemi ndërtuar një ekip pothuajse të ri. Na duhet akoma kohë që të komponohemi për të paraqitur në fushën e gjelbër më të mirën tonë. Atmosfera në ekip është e mirë dhe besoj që performanca jonë do të na dërgojë sa më lart në renditje”, ka thënë Ilir Blakçori për faqen zyrtare të FFK-së.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika