Ilir Meta i hap rrugën Bajram Begajt për t’u bërë president

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, e ka nënshkruar dekretin për lirimin nga detyra të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili është propozuar nga Partia Socialiste për president

Predidenti i Shqipërisë, Ilir Meta

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka vendosur që të mos e pengojë zgjedhjen e presidentit të ri.

Meta i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në Stamboll, e ka nënshkruar dekretin për lirimin nga detyra të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili është propozuar nga Partia Socialiste për president.

Gjatë ditës së shtunë, Bajram Begaj ia dorëzoi ministrit të Mbrojtjes, dorëheqjen nga posti i shefit të shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Njoftimi nga Zyra e Presidencës së Shqipërisë, thotë se “Presidenti Ilir Meta është në ndjekje të procedurës për zgjedhjen e zotit Bajram Begaj si President i ri i Republikës, dhe do të respektojë çdo vendim të Kuvendit të shprehur me votë”

Po ashtu, në njoftim thuhet se të shtunën Meta ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ministrin e Mbrojtjes, z. Niko Peleshi, për t’i diskutuar specifikat e kësaj çështjeje.

Hapi i radhës tashmë është mbledhja e Komisionit të Ligjeve, që nis në orën 16:00 që do të shqyrtojë kriteret ligjore kushtetuese të kandidatit që u propozua një ditë më parë.

Më pas, në orën 18:00 do të nisë seanca në Kuvend, në të cilën do të zhvillohet raundi i katërt për përzgjedhjen e presidentit, por për dallim nga tre herat e para tashmë ekziston një kandidat i cili do të hidhet në votim.

Bajram Begaj, kandidat për president të Shqipërisë

Në raundin e katërt nevojiten, gjithsej, 71 vota, e që partia në pushtet veçse i ka, për ta caktuar presidentin e ardhshëm.

Opozita ka paralajmëruar se nuk do ta votojë kandidatin e PS-së për president, dhe se një pjesë e saj do ta bojkotojë procesin e zgjedhjes së tij.

Kurse partia e Sali Berishës, ka bërë të ditur se nuk do ta votojnë Begajn për president, por seancën e së shtunës nuk do ta bojkotojnë.

Berisha është shprehur se, sipas tij, kandidatura e Bajram Begës është në kundërshtim me kushtetutën, për shkak se ai është ushtarak aktiv, dhe nuk i lejohet të marrë pozita politike.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika