Ilir Meta: I kam të gjitha dosjet e Edi Ramës

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka deklaruar se ka dosje kundër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama

Ilir Meta





Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka mohuar kategorikisht se emri i tij ndodhet në dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit.  Ai ka deklaruar se ka disa fakte kundër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

“Ia kam dosjet të gjitha”, tha Meta.

Por, i pyetur nga gazetari Sokol Balla se përse nuk i nxjerr, ai përgjigjet se pret kohën e duhur.

Ish-presidenti që ka treguar në SPAK, anëtarët e Autoritetit të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, thotë se betejën e ka të fituar pasi figura e tij është e pastër.

“Manipulim i hapur. Atë e kam pasur shok klase, ata e dinë kush është I.M., e kanë atje. Si mundet autoriteti me një e-mail anonim të mblidhet për një ditë të marrë 7 vendime. Vetë e kanë bërë ligjin këta. Pse e shkelin ligjin këta. Me mua do të kenë probleme të mëdha me ta”.

“Akoma vazhdoni me këto përralla. Këta shyqyr që nuk kishin lexuar letrën e këtij personit. Padia është shumë e qartë, thërrisni dhe ata të autoritetit këtu. Çfarë fëlliqësirash janë sot në autorit që bëjnë gjëra që nuk bëheshin as në atë kohë. Këto sjellje janë të shëmtuara me ligjin, jo vetëm me dinjitetin e Ilir Metës, por kanë nxjerrë emra në mënyrë të paligjshme”, tha Meta./tch/





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika