Ilir Meta paraqitet në Prokurorinë e Posaçme SPAK 

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, paraqitet para SPAK-ut, ku do të pyetet rreth çështjes CEZ-DIA. Nga ana tjetër, Meta e quan këtë çështje si "telenovelë" që është gjykuar disa herë

Ish-presidenti i Shqipërisë Ilir Meta

Ish-presidenti i Shqipërisë, njëherit kryetar i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është paraqitur mëngjesin e së mërkurës së 8 nëntorit në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar(SPAK).

Burime nga Tirana bëjnë me dije se ish-presidenti do të pyetet rreth çështjes CEZ-DIA.

“Jam thirrur për telenovelën CEZ-DIA, është një telenovelë që është gjykuar nja dy herë, që është rihapur për rastin konkret në dhjetor 2019 nga një kallëzues i rremë që është dënuar 2 herë për shpifje dhe një herë për dhunë në familje”, tha Meta për gazetarin Eni Ferhati.

Në një deklaratë për mediat disa ditë më parë, Meta ishte shprehur se Partia e Lirisë dhe funksionarët e saj kanë qenë të hapur për çdo hetim dhe se ai personalisht do të paraqitet pranë organit të akuzës sa herë ta thërrasin, raporton euronews.al.

Prokurorinë e Posaçme SPAK merret me figurat e larta politike të Shqipërisë dhe i heton këta të fundit për veprime të ndryshme kriminale.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika