Në pyetjen se si po trajtohet feja islame nga shteti, kryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame në Pejë, Enes Goga, ka thënë se është mirë, por ka vend për përmirësime.
Goga, në “Debat Plus”, tha se të gjithë shqiptarët janë vëllezër mes vete.
“Gjithmonë ka vend të ketë përmirësime, shteti është i joni, s’jemi të huaj, jemi shtetas të kësaj republike dhe bijë të këtij vendi. Ndonjëherë na mbet hatëri kur s’trajtohemi me dinjitet, por ne jemi vëllezër, ata që e udhëheqin, janë vëllezërit tanë, motrat tona, bijtë tanë. Nuk ka ndarje, të gjithë së bashku të mundohemi të bëjmë më të mirën për vendin tonë”, tha ai.
Goga tutje tha se të rinjtë e të rejat në Kosovë duhet të punojnë për zhvillimin e vendit.